Kosova do të ketë ushtrinë e vet

Opinione

Kosova do të ketë ushtrinë e vet

Nga: Milazim Maraj Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 11:35
Milazim Maraj

Kjo ditë do të shënohet në historinë e re të Kosovës, si ditë ngadhënjimi mbi luftën speciale serbe.   

Serbia vazhdon konfirmimin së është armiku jonë i pa përmirësueshëm. 

Kosova të përgatitet për t'a përballuar nga se vetëm Kosova e fortë do t'a ketë mik Serbinë.

Qytetarët e Kosovës me kënaqësi po presin transformimin e ushtrisë së Kosovës. Ushtria do të votohet më 14.12.2018. 

Ushtria jonë edhe shqiptaret nuk e kanë rrezikuar kurrë paqen në Gadishullin Ilirik dhe as në Evropë. Këtë e ka bërë Serbi. Ajo edhe sot po i kërcënohet me ushtri Kosovës. Ky kërcënim tregon sa është e nevojshme të formohet ushtria e Kosovës. Kurse për opsionin  e përdorimit të ushtrisë në Kosovë që e mbanë në tavolinë e para e qeverisë serbe Ana Brnabiç, nuk trembet Kosova. Në histori nuk është shënuar kurrë fitore e Serbisë ndaj ndonjë ushtrie.  Ju i keni përdorur ushtrinë në të gjitha luftërat kundër popullatës civile në Kosovë dhe trojet tjera etnike shqiptare në Toplicë dhe rajonin e Nishit, Në Bosnjë dhe Kroaci.

Në luftën e fundit ju me ushtrinë, policinë dhe bandat kriminale serbe masakruat, plaçkitet dhe dhunuat shqiptaret civil. Tani keni frikë se ushtria e Kosovës do të hakmerret.  Shqiptaret këtë nuk e bëjnë edhe pse ju e meritoni. Madje e meritoni deri sa është ende kjo gjeneratë kriminale në Serbi. Ju kryeministre ushtrinë e keni provuar në Reçak kundër shqiptarëve të pa armatosur, në Likoshan, Prekaz një ushtri kundër një familje, në Meje, në Qyshk, në Krushë, në çdo komunë qytet dhe fshat të Kosovës. 

Ju e mbytet Kosovën në gjak. Ju përkujtoj kryeministre se ushtrinë tuaj kriminale e provuat edhe në Koshare por gjeneralët tuaj Dodik dhe Llazareviq  ikën më bisht ndër këmbë, ikën duke qarë, këtë vet e treguan, ikën duke quajtur Kosharen, "Beteja e  dytë Kosovës", Vietnami në Miniaturë", etj, etj,  as sot e kësaj dite nuk keni guxuar tua bëni publik numrin e ushtareve tuaj të mbetur në Koshare. Të paktën të ishit të sinqertë me popullin tuaj. Ju  në Koshare  sollët njësitë  më elite që kishit, këmbësori, artileri, aviacion, orllovi, popovi, pilot etj, por pak prej tyre arritën të kthehen. Këtë luftë e humbet me turp, ju "ushtria qiellore" si që kini dëshirë ta quani veten. Këto humbje ua solli ushtria shqiptare që kishte vetëm 4 muaj stërvitje nga oficeret profesional  shqiptar. Ju përdorët edhe helmet Luftarake të ndaluara më konventa ndërkombëtare, sarin, soman, VX,CS, etj, por nuk e mposhtet ushtrinë e re më vetëm 4 muaj stërvitje, nga këto helme u helmuan lehtë vetë 6 ushtarë. Kjo ushtri që ju tmerroj  ishte një Brigadë që edhe sot e shihni në ëndërr, ishin oficer të  shkolluar dhe stërvitur bashkë me oficeret tuaj por kishim një armë më shumë, që oficeret dhe ushtaret tuaj. Kishin arsyen për të luftuar, për çlirimin e vendit të vet, shpëtimin popullit të vet nga ushtria, policia dhe grupet tuaja kriminale. Për këtë kishin ndihmën e zotit, SHBA dhe NATO-s. 

Ju kryeministre tentoni ta përdorni miqësinë tuaj që Kosovën ta mbaj më duar lidhë, para krimineleve që ju i si opsion i mbani në tavolinë, por Kosova ka në ndihmë Zotin, SHBA-në dhe shumë miq tjerë që ju më nuk i keni. Ju këshilloj zonjë të filloni të merreni më Vojvodinën së as ajo nuk është e juaja.  Deri sa ju kërkoni përkrahjen e Evropës, Rusisë dhe Botës të iu përkrah kundër Kosovës ju i mbyllni institucionet kulturore shqiptarëve në Preshevë ju mbyllët bibliotekën, shtëpinë e kulturës dhe Radio Preshevën.. Kjo është strategjia e juaj e vjetër të vrisni të tjerët duke qarë dhe uluritë sikur jeni në rrezik. Kjo gënjeshtër grackë, quhet  vaji i krokodilit.  Zyrtari juaj Millovan Drekun kërkoj nga gjykata speciale që të filloj më dënimin e shqiptarëve për trafikim organesh. Po këtë po e bëni për të amortizuar krimet tuaja në Batajnicë dhe shtat varreza tjera masive që ju ua trafikuat organet. Shih raportin e Dr. Mark Skiner. Por pasi Kosova nuk ka filluar bisedimet më Serbinë për se mbari. Të kërkojë kompensim  22. miliard të dëmeve që Kosovës i krijoj Serbia.

Të ngritët padi për 13000 shqiptarë të vrarë nga 2 deri 105 vite, kryesisht popullatë civile pasive. Kompensim të dhunimit të 20.000 femrave shqiptare. Të ngritët padi për gjenocid në Kosovë dhe trafikim të organeve. Znj. Ana Brnabiq ankohet që Serbia po humbë miliona nga taksa doganore 100%. Hakerat tuaj, të Bosnjës dhe të spiuneve tuaj në Maqedoni sulmuan Kosovën por humbet. Ju në vazhdimësi Kosovës i krijoni humbje.  Kosova duhet të merret  me  humbjet që i krijon  Serbia dhe këtë në vazhdimësi. Ju milionat e fituar nga Kosova i keni përdorë që ta  luftoni në çdo formë Kosovën. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur nuk e ka frikën tuaj. Që dy dekada pranon opsionin e pajtimit por ju jeni armiq sadist dhe këtë nuk e kuptoni. Kosova e pavarur  nuk duhet të vazhdoj më juve bisedimet por të përgatitet për të përballuar luftën tuaj speciale. Për të ngritur forcat e veta mbrojtëse. Për të siguruar jetë të qetë dhe të lumtur për qytetaret e vet. Kosova nuk duhet të humbas kohë më tutje por të filloj më përgatitjen e padive kundër Serbisë. Kjo është rruga e drejt dhe e vetme për të biseduar më vonë dhe që këto biseda të japin rezultate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat