Zonja Fanë Rugova nuk duhet ta pranojë pagën që ia ofron Ramush Haradinaj

Opinione

Zonja Fanë Rugova nuk duhet ta pranojë pagën që ia ofron Ramush Haradinaj

Bardh M. Nengurra Nga Bardh M. Nengurra Më 8 dhjetor 2018 Në ora: 16:07
Ramush Haradinaj dhe Fanë Rugova

Është një fjalë dukagjinase që thuhet ; .. byr n`odë t`migjes.

Kryeministri i Dardanisë muskulozi i Gllogjanit Ramush Haradinaj ia bën shpesh njerëzve "sajginë" me para të taksapaguesve të Dardanisë apo para të buxhetit të shtetit.

Po harron ky i shkretë se ato para nuk i ka trashëgimi nga baba Ilmi tash i ndjerë e as miras nga nëna Rukë. 

Mbrëmë kur dëgjova në lajme në RTK se Qeveria ka aprovuar njëzëri që t'i ndajë një pagë mujore ish zonjës së parë të Dardanisë, zonjës Fanë Rugova që është e veja e Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, ndjeva indinjatë dhe neveri per të satën herë me sjelljet gangsteriste të të parit të qeverisë së shtetit ku kam lindë e ku gjithmonë ëndërroj të riatdhesohem, por janë gjithmonë politikanët gangstera të Dardanisë që më bëjnë kthimin e pamundur, sepse i frikësohem ardhmërisë së fëmijve e nipave të mi në atë vend ku s’ka ligj as rregull, ku s’ka siguri e as mirëqenie.

Është shumë e natyrshme dhe kjo praktikohet në secilin shtet normal që presidentëve pasi ata mbarojnë karrierën e edhe pensionohen, tu ndahet një pagë e përjetshme me të cilen ata mund ta kalojnë jetën normal ashtu si të gjithë qytetarët e atij vendi. Është poashtu e ligjshme kudo nëpër botë që edhe pas vdekjes së Presidentit, bashkëshortja e tij e vejë të gëzojë pension të bashkëshortit, por ai pension është i reduktuar dhe asnjëherë nuk mirret në sasinë që iu ka dhënë Presidentit, por mirret më pak. 

Tash unë shpreh habinë time këtu. Presidenti Ibrahim Rugova iku në amshim në janar 2006. Edhe një muaj po bëhen 13 vjet nga ikja e tij në botën e amshueshme. Pse asnjë qeveri deri sot nuk i ndau pagë apo pension si e ve e ish Presidentit zonjës Fanë Rugova?! Pse tash kjo i kujtohet Ramush Haradinaj? A ka diçka serioze dhe me respekt këtu?

Nuk thotë kot populli; dardha ka bishtin pas. Ramush Haradinaj ka vite që i vardiset familjes së Ibrahim Rugovës. Ka vite që ai kur është afër farë kohe e zgjedhjeve rrah gjoksin si i vetmi mik i Ibrahim Rugovës dhe i familjes së Rugovës. 

Tashmë nuk është sekret që derën e shtëpisë së Ibrahim Rugovës, Ramushit ia hapi matrapazi faqezi Nexhat Daci. Po ky Daci bashkë me krimineline paskrupullt Bujar Bukoshin ia kidnapuan në njëfarë mënyre djalin e Rugovës z. Ukë Rugova. Bukoshi me sejmenet e vetë Astrit Haraqija dhe Dardan Gashi e futen Ukë Rugovën në ujërat pise sipas shtypit, por unë them se ia montuan aferat për korrupsion e krim dhe  sikur kjo nuk iu mjaftoi ata ia kidnapuan edhe vajzën Teutën dhe tash me vite me këtë familje Ramush Haradinaj po luan si maca me miun. 

Ramushi me sukses arriti ta bëjë me familjen e Ibrahim Rugovës atë që mënjëherë pas luftës e pat bërë Hashim Thaçi me familjen e Jasharajve. Mirëpo Ramushi u treguar edhe më dinak. Ky përmes njerëzve të vetë që i ceka më lartë, pra përmes Nexhat faqezi Dacit, Bujar kriminel Bukoshit dhe mafiozëve Astrit Haraqija e Dardan Gashi ka arritë ta ketë në dorë familjen e Presidentit Ibrahim Rugova pasi permanent e kërcënon atë familje me burgosjen e Ukës po që se nuk veprojnë si dëshiron Ramushi.

Kjo tashmë dihet. Nuk po them diçka të re.

Ramush Haradinaj mjeshtrisht po mundohet me mbajt gjallë partinë e vetë në Parlament. Ai për secilën votë është në gjendje me bërë të pamundurën. Nuk zgjedh mjete as metoda. Unë mendoj se edhe vendimi për t`ia ndarë zonjës Fanë Rugova një pagë mujore prej 1000 eurove, plus makinë dhe  shofer personal, është një farë perfiditet i radhës i Ramushit. Ai padyshim me këtë veprim do ta fitojë simpatinë e shumë naivëve që janë votues tradicional të LDK-së dhe që janë emocionalisht të lidhur me Familjen e Presidentit Ibrahim Rugova.

Ramushi llogarit që një pjesë të këtyne njerzëve t’i bëjë votues për veti. Jo pa qëllim Ramushi dhe bashkveprimtarët e tij më të afërt sa munden luftojnë liderin e LDK-së Akademikun Isa Mustafa dhe me sulme qoftë në publik e shtyp, qoftë në foltore të Parlamentit AAK e Ramushit është armikja më e paskrupullt e LDK-së ndër të gjitha partitë tjera të vendit. 

Tash me ndarjen e pagës mujore për Fanë Rugovën, Ramushi tenton me arritë simpati te populli si mik i familjes së Presidentit Ibrahim Rugova e poashtu llogarit më së shumti se masat e popullit simpatizantë e votues të të gjitha partive do të irritohen deri në skajshmëridhe do e sulmojnë e shajnë Familjen e Ibrahim Rugovës. 

Andaj unë përmes këtij shkrimi këtu apelojë të të gjithë adhuruesit dhe perkrahësit e Familjes së Ibrahim Rugovës, që të senzibilizohen dhe ta këshillojnë zonjën Fanë Rugova që ajo asesi mos ta pranojë këtë privilegj perfid që ia ndau Ramush Haradinaj. I bëj thirrje zonjës Fanë Rugova që ta refuzojë pagën dhe ta vazhdojë jetën me hallet që i ka e mos ta lejojë veten e as fëmijët e nipa e mbesa të bëhen peng e mafiozëve të pushtetit dhe përjetësisht të jetojnë me shantazhe e kërcënime prej tyre.

Duhet ta ngritësh zënin edhe ti zonja Fanë ashtu si e pat ngritë Rifat Jashara dhe ua ndaloi shkuarjen në familjen e tyre Hashim Thaçit e disa banditëve tjerë. Edhe ti zonjë si kreu i familjes që je, duhet me ua ndaluar shkuarjen ardhjet në shtëpinë tënde banditëve si Astrit Haraqija, Dardan Gashi, Bujar Bukoshi, e Nexhat Daci, 

Nuk ke pse frikëohesh. Po të kërcënoi dikush denoncoje mënjëherë. Thirr Ambasadën Amerikane në raste të tilla. Ta dish se po veprove prerazi dhe shkëputë lidhjet me banditë të pushtetit, ti dhe familja e jote do e riktheni respektin e popullit dhe edhe do bëheni shembull i familjes Atdhetare. Tash për tash në popull keni fare pak respekt dhe llogariteni si familje mafioze dhe si përkrahëse e pushtetarëve, njerëzve që deri dje e luftuan tmerrshëm Kryefamiljarin e juej Dr. Ibrahim Rugovën.

Mos e prano pagën Zonja Fanë Rugova. Shpëtoje familjen tënde e edhe Dardaninë që na la amanet njeriu i jetës tënde Shejti i Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova.  

Ti zonja Fanë e ke pensionin tënd të moshqs (pleqnisë) rejat kanë bizneset e tyre dhe edhe Mendimi ka punën dhe keni mjete të mjaftueshme për ta jetuar jetën me modesti e qetë pa bujë e pa telashe. Krejt çka ta kanë borq qeveritë e vendit është pensioni i vejushkës që ligjerisht të ka takuar dhe atë kerkoje dhe duhet me ta paguar retroaktivisht prej ditës që na la Presidenti Rugova. Tjera para mos prano. 

Të dalin dardhë me bisht ato ma vonë dhe pasojat do i bartin pasardhësit e tu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat