Ushtria e shtetit të Kosovës një e drejtë sovrane e saj

Opinione

Ushtria e shtetit të Kosovës një e drejtë sovrane e saj

Nga: Kastriot Aliaj Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 16:50
Kastriot Aliaj

Jo vetem Kosova por të gjithë trevat ku banojnë shqiptarët etnikë, janë dëshmi e një historie të hidhur, e një proteste masive në ndërgjegjen e tyre njerëzore, për masakrat, gjenocidet dhe shfarosjet masive që janë ushtruar nga fqinjët vëri-jug mbi ta. Historia e këtyre trevave kullon gjak, sa që i ka detyruar edhe të huajtë,të ngrehin zërin për atë cka ka ndodhur me shqiptarët në shekujt e mëparshëm.

Kështu do të shkruante hebreu Austriak Leo Freundlih,për zhdukjen masive të shqiptarëve nga sërbët.në librin e tij"Akuza që ulërijnë".Ky libër është dëshmia e parë e shfarosjes kolektive,ku në vitet 1912-13,u shfarosën nga ushtria sërbe një gjysëm miljoni.Vetëm në veriun etnik në vjeshtën e vitit 1912, janë masakruar mbi 250 mijë shqiptarë të pafajshëm.

Por idetë dhe doktrinat famkeqe të sërbëve, për të ushtruar terrorr mbi shqiptarët,nuk u ndalën deri në vitet e fundit të shek.që lamë pas.Krimet e ushtruara në mënyrë persistente nga sërbët mbi popullin e pafajshëm shqiptar të Kosovës,bëjnë apel për zgjimin e ndërgjegjes të popujve të Ballkani Perëndimor,që duke zgjedhur midis së mirës dhe të keqes, të zgjedhin të mirën.Megjthë ndryshimet e ndodhura në gjeopolitikën Ballkanike,si dhe për përpjekjet që po bëhen për integrimin e këtyre shtetve në BE,përsëri sjelljet dhe qëndrimet e politikave të Sërbisë shprehin rrezikshmëri për paqen dhe sigurinë në rajon.Deklaratat politike të drejtuesve aktual sërbë me përmbajtje kërcënuese,janë dëshmi e pandryshueshme e qëndrimeve të tyre,Në se sot Kosova kërkon të kthejë FSK,në ushtri të rregullt,nuk bën asgjë më shumë se sa po vë në vënd një të drejtë sovranë të saj.Ajo këtë po e bën për të ngritur në këmbë një nga shtyllat e munguara të shtëtit,si një masë sigurie për rrezikun eminent nga fqiu i saj verior.

Nuk ka shtet pa ushtri,sepse nuk mund të quhet i tillë, në se i mungon shtylla kryesore për mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë.Por kjo nismë e Kosovës për të patur ushtri si të gjithë shtetet e tjerë rrotull saj, është edhe një siguri për popullin e saj,për të jetuar mirësitë e fruteve të lirisë dhe pavarësisë së brishtë. Një shtet pa ushtri, është si ushtari pa armë.Këtë e dinë më mirë se të gjithë,ata që kanë provuar mizoritë e ushtrisë agresive sëebe në vitet 1991-99.Por kthimin e FSK në ushtri të rregullt,e bëjnë edhe më emergjente,jo vetëm kërcënimet sërbe,por nacionalizmi atavist që po mbërthen Evropën indiferente me politikat e saj të vjetëruara.Këto politika të falimentuara me indiferentizmin e tyre dhe javashllëkun,po i lënë teren ekstremizmit dhe terrorrizmit.Sot jo vetëm në Sërbi ku eksremizmi është ngritur në sistem dhe flet me gjuhë kërcënuese,por edhe tek fqinjët e saj dëgjohen thirrjet;(Za dom spremni). Megjithse BE është e alarmuar nga glorifikimi i shfaqjeve nazifashiste,masat në këto vënde ku ato kanë dalë hapur,janë akoma inegzistente. Ky nacionalizëm ekstremist, që po përfiton nga zbraztësia idelogjike dhe politikat e vjetra,si dhe rënia e autoritetit të drejtuesve në popull, ka mbështetjen e forcave ekstreme përtej të djathtës dhe të majtës. Këto forca po vegjetojnë brënda formacioneve të BE,si Austri, Gjermani, Kroaci, Greqi, Hollandë, DanimarkëFrancë,Filandë si dhe në Serbi.

Por ajo që përbën shqetësim është,se këto forca përshëndesin dhe mbajnë tatuazhe me kryqe të thyer dhe simbole fashiste..Në se në këto vënde këto forca,kundërshtojnë të huajtë,përplasjet e elitave politike,të drejtat fetare,emigrantët,duke folur në emër të popullit ,në Sërbi deklaratat e papërgjëshme të elitës politike,me tentacione agresive,e bëjnë edhe më bindëse vendimin e qeverisë së Kosovës për formimin e ushtrisë.Kjo e motivon edhe më shumë atë,që forcat e sotme të sigurisë të transformohen në ushtri të rregullt,si një masë mbrojtëse e integritetit dhe pavarësisë së Kosovës.Formimi i kësaj ushtrie nuk është një ngjarje e re,sepse ajo ka një histori që fillon nga viti 1981,me lëvizjen politike legale"Kosova Republikë",ku hidhen bazat e strategjisë politike dhe ushtarake.

Nëpërmjet strategjisë politike ajo hodhi bazat e UCK, bëri ndërgjegjësimin e mobilizimit të popullit shqiptar të Kosovës,për luftën e armatosur kundër pushtuesit sërb.Kjo lëvizje që coj në hedhjen e bazave të UCK, realizoj veprimtarinë e vet si brënda ashtu dhe jashtë Kosovës.Ajo kaloj në disa faza deri sa mori formë të rregullt,si një ushtri e mirëorganizuar me të gjitha strukturat e nevojshëme.Për këto arritje të saj sipas fazave, flasin shifrat dhe faktet në vite.Me lëvizjen politike legale "1981-1990),ajo kristalizoj idenë për luftën e armatosur,që u karakterizua nga përpjekjet për organizimin politik,si dhe për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare në nivelin e përgjegjësisë historike.Pas kësaj faze ajo u fut në rrugën e organizimit konkret,si cdo ushtri kombëtare në cdo shtet.Me organizimin e saj ajo u shtri në të gjithë teritorin e Kosovës.Ajo vuri bazat strategjike, bëri armatosjen,krijoj cdo strukturë funksionale të nevojëshme,duke marrë trajta të një ushtrie moderne.Pas këtij organizimi ajo u vu përballë forcave policore sërbe,që kishin pushtuar këtë rajon të banuar plotësisht nga shqiptarët.Ajo ndërmori hapa të rëndësishme politike,për të bindur opinionin ndërkombëtar,për drejtësinë e luftës së drejtë që kishte ndërmarrë për clirimin e Kosovës.Ajo i bindi ndërkombëtarët dhe faktorin shqiptar,se e vetmja rrugë për të hequr njëherë e mire zgjedhën shkekullore sërbe është ajo e luftës së armatosur,për një Kosovë të lirë e sovrane.

Me organizimin,ndërkombëtarizimin dhe mbështetjen që ju dha nga faktori ndërkombetar,NATO dhe Shqipëria,ajo hodhi poshtë zërat e politikanëve nga të dy anët e kufirit,se UCK.ishte një organizatë terrorriste,lëvizje marksiste-leniniste e fondamentaliste islamike.Këta mjeranë politikanë,sot përpara epopesë së saj,bëjnë mirë të ulin kokën.Ajo pati në krye të saj jo terrorristë por qytetarë të nderuar Kosovës,që nuk kursyen as jetën për lirinë e saj, me në krye legjendarin Adem Jashari,i shpallur hero kombëtar.Pas përfundimit të luftës në Qershor 1999,,në pajtim me marrveshjen e Rambujesë,mes delegacionit të Kosovës dhe përfaqësuesit të OKB,UCK u transformua në Trupat e Mbrotjes së Kosovës.Rikthimi në rrolin e saj si ushtri e rregullt,do t'i bëj edhe më krenarë jo vetëm popullin e Kosovës por të gjithë shqiptarët,për këtë ushtri që mbart në vetvete një misjon historik.

Zhvillimet demokratike në Kosovë dhe në Shqipëri, e bëjnë edhe më të pranishme të qënurit e saj si garanci të tyre.Ajo do të demostroj vlerat dhe aspiratat e saj,me frymë demokratike e luajale,në mbështetje të zhvillimeve të mëtejshme të shtetit demoktik të Kosovës.Hapja dhe lidhjet me ushtritë e tjera,si dhe me NATON,do të rrisë edhe më shumë individualitetin autentik dhe performancën e saj,si një ushtri e partneritetit për paqe e siguri në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat