Gjegje prej rrugaçi e kryeministrit shqiptar

Opinione

Gjegje prej rrugaçi e kryeministrit shqiptar

Nga: Kolec P. Traboini Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 09:34
Kolec P. Traboini

“Bëji një radiografi sferës poshtë kapelës” , - më shkruan Edi Rama- kur radiografitë na i bën mikesha e tij familjare Vilma Nushi, të cilës i jep koncesion miliona euro nga paratë e popullit më të varfër në Europës.

Dhe pikërisht në kohën që në Shqipëri kanë dalë katër probleme që po e fusin tërë shoqërinë në panik e amulli qeverisje, Kryeministri i Shqipërisë në mënyrë të fshehtë e jashtë vëmendjes së opinionit publik e Medias i hipën avionit e shkon në Turqi. Ca të tjerë thonë se edhe më tej e ka marrë revanin. Po ku? E megjithëse nuk dihet nga shkon e nga vjen, ai gjen kohë të përcjellë në faqen e tij në Facebook ca xhirime me vizita në ca familje të varfra që kinse u jep libra falas kur ato libra duhet të kthehen sërish në dispozicion të shtetit, dhe këto propaganda personale i vë nën okielon ERTv. Pra televizioni personal i kryeministrit sikur ai të jetë angazhuar në një biznes privat e jo të paguhet nga populli më i varfër me taksat më të larta. Po ky nuk do t’ia dijë fare edhe pse ka ardhur në pushtet si forcë e majtë politike që duhej të kishte në fokus problemet sociale dhe programin për të luftuar varfërinë e jo rritur atë nëpërmjet papunësisë e taksave të larta. Dhe cilat janë problemet që po e fusin në amulli qeverisjen; protestat e vazhdueshme kundër prishjes së shtëpive të qytetarëve të rajonit të Astirit, tek Unaza e Madhe në hyrje të Tiranës, duke mos u paguar të paktën aq sa kushtojnë shtëpitë që qytetarët kanë bërë për të futur kokën. Gjithashtu protesta që i ka kaluar të 100 ditët për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga prishja që kërkon ti bëjë qeveria duke i dhënë tokën publike oligarkëve partnerë të saj për të ndërtuar kulla aty në qendër të Tiranës, shto edhe protestën e madhe të studenteve kundër tarifave të larta për arsimin në vendin më të varfër në Europë, kur ikjet e shqiptarëve për shkak të varfërisë janë në rritje të frikshme duke rrezikuar të ardhmen e këtij vendi. Pikërisht në këtë kohë varfërie, plas një skandali vjedhjes së jashtëzakonshme të parave të popullit, Qeveria jep koncesionin për 2 km rrugë 40 milion Euro, një segment të saj një kompanie fantazmë, Of Shore, e regjistruar nga një shqiptar 26-vjeçar pa të ardhura, që, na ruaj zot poturet e kryeministrit,  punon në një punë të rëndomtë portier hoteli dhe regjistrimi i kësaj kompanie në dhënien e koncesionit është bërë me dokumente kinse nga SHBA, por të falsifikuara që shqetësojnë edhe organet kompetente amerikane të cilat menjëherë nisën ta hetonin këtë skandal korruptiv, ku vihen në lojë jo pak por 18 milion euro.

Pikërisht në këtë gjendje të pështjelluar, Kryeministri gjen para e kohë për tu nis në shëtitjet me avion, thonë për Turqi, por nuk ka asnjë informacion si e pse ky udhëtim kur veprime të kësaj natyre duhej të ishin transparente.

Në videon qe kishte vënë, kinse ishte në Shqipëri e jo diku ne qiellin e Stambollit ne udhëtim, krahas shumë qytetarëve që të shqetësuar pyesin e kërkojnë shpjegime edhe unë bëra një shënim të shkurtër. Më poshtë po vendos shënimin tim dhe përgjigjen e Kryeministrit shqiptar Edi Rama, tek i cili kemi varur shpresën se do të zhvillohet edhe kjo Shqipëria jonë,” Shqipëria që duam”, e  “në drejtimin e duhur”, sepse punët kanë vajtur keq e më keq e tundimi për ta braktisur atdheun është një epidemi dhe një katastrofë e vërtetë kombëtare.

Pas replikës së tij që tingëllon rrugaçërore, i dhashë përgjigjen time disi të përmbajtur, ani pse populli di të stigmatizoje e mallkojë nga pikëpamja stilistikë, shumë më mirë dhe më hidhur se kastat që ka në zverk.
 Siç do të vini re më poshtë,  kryeministri i Shqipërisë jep shembullin e vet mospërfillës dhe injorues, pos të tjerash, edhe se si  nuk duhet marrë në konsideratë Gjuha Shqipe, duke mos respektuar as rregullat me të thjeshta të drejtshkrimit.

Kolec P. Traboini: Nga bredh, o njeri. Shko tek studentët se ata po ti tundin themelet e qeverisjes...dhe fol pak për 18 milion Euro të kaparosura nëpër kompani fantazma.

Kryeministri Edi Rama: Kolec P. Traboini mos u qaj hallin themeleve te qeverisjes zotrote, po shko beji nje radiografi sferes poshte kapeles, se i paska rrjedhur brendia me duket.Cilat 18 milione Euro te kaparosura neper kompani fantazma? Nga dolen 18 dhe pse 18 e jo 28 per shembull? Hajde kokeboshllek hajde, muhabet klubi per nje kompani qe jo vetem s'ka marre asnje kokerr leku nga shteti, po qe nese rezulton te kete fallsifikuar dokumentat, do te ballafaqohet me ligjin deri ne fund. Flet Shqupi, mbledh kapelja dhe nxjerr goja e Kolecit, pune e madhe sa e madhe budallakia kur i thonë.

Kolec P. Traboini: Zoti Edi Rama, Bilbil je, o nipi i Nikos. Jo për gjë por e kam pas koleg zyre. Si nuk i ke ngjarë pak dajës, do të ishe më  mirë se kështu kunj në kunj me të gjithë. Ti më përmend kapelën, por unë nuk të përmenda poturet, as pantallonat e shkurta me tiranda kur shkoje në stërvitje se kishe një dalldisje për basketbollist që i vogël pa le kohën e Parisit. Të mbaj mend, o nipi i Nikos. Kishim shumë shpresa tek ty, të kam përkrahur me dhjetëra shkrime në 2013, por dole ky që je e aspak më i mirë se Sali Katraura. Mjerisht ky popull punon e robtohet dhe është i detyruar të hajë shqelmat e atyre që duhej ta konsideronin vetën shërbëtorë e jo padronë të popullit. Dhe sa për të kujtuar, ironinë e satirën i zotëroj mirë e mos kujto se më turbullojnë ato krahasimet pa logjikë që adreson ti. E ato 18 milionët ishin projektuar të shkonin diku, pyet at ministrin që ka magjistarin, indianin Guru si mik në shtëpi,  se e di ai se si ja kaparosi një 26- vjeçari pa asnjë eksperience, një portier hoteli, një koncesion 18 milion euro. Sot je kryeministër, por mendo për atëherë kur nuk do të jesh, do ta kesh të vështirë të shpjegosh gjithë këtë katrahurë në qeverisje. Dhe prano ato kërkesat e drejta të studentëve sepse jemi vendi më i varfër në Europë, me të ardhurat më të pakta, ndaj dhe shkollimin e shtresave në nevojë duhet ta përballojë shteti. Dhe atë SHQUP-in mos ma përmend mua, nuk jam i Shqup-it e as i Surrelit, sepse kur ti e kishe mik Sali Katrahurën, dilje edhe në foto me të zotërote, unë e stigmatizoja si një kalorës mesjetar delirant. 

Partia ime është populli im e jo ato rrangallat parti që manovroni si ti, si Saliu apo Medi-ziu. Lëri pak nder vetes e mos u bëj i payndyrë, sepse vlera më e madhe që lemë pas është kujtimi i mirë tek të tjerët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat