Amerika në krahun e Kosovës përgjithmonë

Opinione

Amerika në krahun e Kosovës përgjithmonë

Nga: Ragip Guraziu Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 15:57
Ragip Guraziu

Po I vetmi shpetim për shtetin e Kosovës, është suporti I pandërprerë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur tani përmes ambasadorit të sapoardhur Philip Kosnett, në Kosovë, e theksoi qartë se ka ardhur koha që të ketë llogaridhënie dhe shkelesit e ligjit duhet të përfundojnë në burg,si dhe që të ketë konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Ambasadori amerikan  i sygjeron institucionet tona shtetërore,që nga qeveria e kendej  tha ;'' i nxis  që të shikoni përtej interesave përsonale dhe ta kërkoni me ngulm drejtësinë dhe llogaridhënien që qytetarët e dëshirojnë dhe e meritojnë. Llogaridhënie do të thotë shkelësit e ligjit në burg; konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, si dhe afate konkrete kohore për ndryshim. Ka ardhur koha që premtimi për llogaridhënie të bëhet realitet”.

Tani do ndodh një prekulli që po e presmi të gjithë,që po bëhet Kosova edhe me ushtrinë e re duke fituar atributin e munguar në konsolidimin e shtetësisë,vetem falë ndihmës së SHBA-ve. Dhe kështu po shihet shpetimi nga qytetarët, të dëshpruar thellë në këtë klasë politike të inkriminuar, tek ambasadori amerikan Philip Kosnett,I cili që në javën e parë të punës përveq se kërkoi logaridhënie dhe burg e konfiskim për të korruptuarit, poashtu na e konfirmoi edhe lajmin e shumepritur se SHBA-ja perkrah themelimin e ushtrise,por poashtu bëri të qartë se “disa njerëz kanë keqkuptuar që SHBA-ja ka shtyrë për një lëvizje të kufirit apo shkëmbim të territorit”.  Është tepër e rëndesishme ndihma amerikane dhe e ambasadorit Kossnet, I cili zbardhi edhe prioritet e suportit amerikan në të gjitha fushat,e sidomos në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar , si dhe shumë probleme të tjera të mëdha .

Ambasadori i ri amerikan: Krijimi i ushtrisë, hap pozitiv për Kosovën

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë sot se evoluimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mëse e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi   

Prania e NATO-s në Ballkan është e lidhur me luftën kundër terrorizmit. Për shkak se një Ballkan stabil është e rëndësishme për të adresuar kërcënimet që vijnë nga luftëtarëve  të  huaj. Po kjo po i dhëmbë Rusisë dhe Serbisë, pasi media gjermane, raportuar për kryeministrin- kruetarin e Serbisë dhe u prononcuan se: Ballkani në rrezik, Vuçiq  luftënxitës si Millosheviqi.

Pra nëse perspektiva europiane bëhet e pabesueshme atëherë nuk do jenë të përmbyllura konfliktet e përgjakshme as në Bosnjë, as në Maqedoni dhe gjithashtu mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë,” shkruan më tej media gjermane, duke theksuar se njëri vetëm po tenton të shtrijë ndikimin - Vladimir Putini - veçanërisht në Serbi, Republika Srpska dhe luftën për pushtet në Maqedoni.

Ceca erdhi në veri të Motrovicë,me këngët e saja t'i ngushlloi serbët për Ushtrin e Kosovës...

Ceca ishte gruaja e shefit të mafias serbe, Zhljko Raznatoviq, i njohur si Arkani. Arkani ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës. Ai u vra në rrethana shumë misterioze më 15 janar të vitit 2000 në hotelin Plaza në Beograd. Pas vdekjes së tij, Ceca u zhduk nga mediat për një vit. Por megjithatë Arkani i la Cecës dy fëmijë dhe 14 milionë euro.Këngëtarja serbe, Svetlana Raznatoviq sot ka performuar disa këngë folk serbe në veri të Mitrovicës në Republikën e Kosovës, dhe këngët e saj ma shumë ishin ngushlluese per serbet e veriut se sa  performimi i gëngëve popullore.

Serbet,kundrejt veriut të Motrovicës-kriminelëve,  janë për të jetua në Kosovë nën ombrellen e Kushtetutes të Kosovës dhe njohehjes si shtet...

Faktet flasin vetë... Deputeti Sllobodan Petroviq ndalohet nga xhandarmëria e Serbisë

Par dy ditëve,Deputeti Sllobodan Petroviq është ndaluar  në Merdare nga xhandarmëria e Serbisë, e për këtë ka reaguar Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media, me ç’rast dënon ashpër këtë ndalim.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për ndalimin e sotëm të deputetit të tij, Sllobodan Petroviq, nga ana e xhandarmërisë së Serbisë, në pikën kufitare në Merdare.

Deputeti Petroviq ishte duke udhëtuar në një vizitë familjare në Serbi (përkatësisht te motra e tij), në momentin kur është ndaluar (rreth orës 11:30) dhe intervistuar nga ana e xhandarmërisë serbe”, thuhet në komunikatë.

Kuvendi më tutje bën të ditur se deputeti i katër legjislaturave të Kuvendit, njëherësh ish-nënkryetar i tij, Sllobodan Peptroviq, është liruar pas katër orë mbajtjeje dhe maltretimi nga ana e organeve serbe të sigurisë.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës dënon ashpër ndalimin e deputetit të tij, duke e konsideruar atë akt të ulët dhe të papranueshëm. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga udhëheqja e Parlamentit të Serbisë që të distancohet dhe të dënojë rastin, i cili, si i tillë, paraqet shkelje flagrante të të drejtave të njeriut e të lëvizjes së lirë”, thuhet në komunikatë.“Pas dy orë pritje dhe arritjes së pjesëtarëve të BIA-s i është thënë se duhet të pres derisa të marrin përgjigje nga Beogradi se pse e kanë mbajtur”, thotë SLS.

Partia e Pavarur Liberale serbe, ka njoftuar se deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i kësaj partie, Sllobodan Petroviq është mbajtur sot katër orë e gjysmë në kalimin kufitar në Merdare nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë dhënë mbështetje të fuqishme dhe pa rezervë krijimit të Ushtrisë së Kosovës. Ishte ambasadori i ri amerikan, Philip Kosnett dje i pushoi të gjithë zërat kundër Ushtrisë, duke thënë se është proces i natyrshëm që Kosova t’i ketë Forcat e Armatosura.

Derisa nuk pranon krimet e kryera në Kosovë dhe nuk normalizon marrëdhëniet me Kosovën, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, thotë për mediet gjermane David McAllister, raportues për Serbinë dhe kryetar i Komisionit për politikë të jashtme i Parlamentin Evropian.

“Serbia, duhet të pranojë krimet që ka kryer në konfliktin me Kosovën”. Kështu i ka deklaruar "Neue Osnabrücker Zeitung", politikani gjerman nga radhët e CDU-së, eurodeputeti David McAllister, raportues për Serbinë dhe kryetar i Komisionit për politikë të jashtme i Parlamentin Evropian. “Një detyrë tjetër tejet e rëndësishme për Serbinë është normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Kosovën”.

“Deri sa të bëhet kjo, rruga e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është shumë e largët” ka deklaruar David McAllister për gazetën gjermane Neue Osnabrücker Zeitung . Ndërkaq, gazeta Suedwesstpresse, në një artikull kushtuar Ballkanit thekson situatën e tensionuar në rajon, e cila siç konstaton gazeta, do të eskalonte qysh moti në konflikte të armatosura, po të mos ishte NATO dhe prania e BE-së në Ballkan. Për sa i përket raporteve të Serbisë me Kosovën, gazeta Suedwesstpresse, shkruan se “do të ishte një veprim shumë konstruktiv sikur Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, dhjetë vite pas shpalljes shtet i pavarur. Edhe Suedwesstpresse, në artikullin për zhvillimet në Ballkan, pas zgjedhjes së Aleksander Vuçiqit, presidenti i Serbisë, shkruan se “Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian për aq kohë sa nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur”.

Kosova po vazhdon të mbetet tërësisht në duart e nëntokës kriminale të organizuar ,falë pushtetarëve aktual. Këtë e di edhe e gjithë bota

Është një fakt tepër i dhimbshëm që Kosova është një shtet i paralizuar, pa institucione funksionale, me qytetarët pa perspektivë për të jetuar në Kosovë. Është një fatkeqësi e madhe për këta qytetarë të shumëvuajtur, që nuk e kanë përjetuar akoma dorën e shtetit serioz për të mirën e tyre, dhe Kosova si shtet në letër ende po vazhdon të mbetet shteti tërësisht në duart e nëntokës kriminale dhe krimit të organizuar, pra si një shtet jofunksional, me një Qeveri jofunksionale, një Parlament jofunksional, madje edhe me kryeqytetin, me Komunën e Prishtinës tërësisht jofunksionale e deri tek sistemi i drejtësisë tërësisht jofunksional.

Në gjithë këtë shtet jofunksional, e vetmja gjë që funksionon deri në përkryerje është krimi i organizuar, ndërkaq sistemi i drejtësisë hesht, dhe lë të kuptojë se është lidhur fort zinxhiri i krimit të organizuar nga niveli lokal e deri tek ai qendror, në tri shtyllat e shtetit, e deri tek të gjitha institucionet, pa asnjë dallim, që ligjërisht do të duhej të ishin të pavarura e deri tek te gjitha partitë aktuale,prej atyre me të mëdha e deri tek këto të sapoformuara.Deri në këtë ditë,ne iu kenduam;foshnjave,vjershë ninullash,këngë kreshnike me lahutë e çifteli,e çka tjetër…

Mbi të gjithash, te gjitha këto këngë e vjershash, vargje poetike,të dedikuar gjithnjë kombit tonë,dhe ndalë nga dalë, do t’ia arrim çëllimit bile shumë afër, dukë falenderuar nënat tona (edhe pse të paarsimuar) kan ditur ta ruajnë traditën kombëtare në këto forma të ndryshme dhe po këto nëna shqiptare,veç se na linden e na rriten,na mësuan dhe na brymosen me patriotizëm drejt çështjes kombëtare,dhe mund e sakrificash (që këto merita qe ne erdhem deri këtu) iu dedikohen këtyre nënave,HEROINAVE,të kombit shqiptar.

Deri më tani bindja ime ka qenë se;në konstelacionet kosovare,sikur të kujtohet përshtypja se gjithë lufta politike zhvillohet në marrje primat,se cila do të marrë flamurin e të parit,të përvetësimit të ideve me karakter të rëndësishëm në pikëpamjet politke e shtetërore,kur këto bëhen për qëllime madhore në përputhëshmëri me proceset politike demokratike e zhvillimore të vendit dhe në venëdime të rëndësishme historike, këtu nuk do të duhej të kemi dallime dhe të gjithë të zgjedhurit e popullit e kanë këtë obligim kombëtar dhe askudh nuk ka të drejtën e vetëvendosjes kur kemi parasyesh interesat shtetërore, dhe njëherë e përgjithëmonë kur fitohej ajo që quhej historike që shenohet me germa të arta dhe nuk ka mundësi të anashkalohet më, sepse ajo veç është futur në historinë kombëtare dhe si e till i gjithë spektri politik i Kosovës deri te ardhja e këtyre marrëveshtje, dialogu, apo çfarëdo të quhej ajo, duhet të jetë unik dhe të pandarë deri të një realizim i aspiratave shekullor historike kombëtare të cilit janë zotuar deri në mandatin e tyre të ardhmën,gjithnjë si një komb e jo të ndarë sepse i gjithë kombi shqiptar ka punuar sakrifikuar dhe ma në fund realizuar pavarësinë e Ksovës.Bota Sot

Harresa 20-vjeçare e dëmeve të luftës dhe viktimave që ka shkaktuar Serbia është një mëkat i madh për politikën kosovare. Përgjegjësia bie mbi të gjithë ata që ishin në pushtet. Tani, edhe sot, presidenti i Kosovës flet me mburrje për fazën finale të dialogut dhe paralajmëron se "Marrëveshja përfundimtare do të jetë e vështirë për Kosovën,por po harron aktualizimin e dëmeve dhe krimeve të luftës në këtë finale të procesit. Ato janë të pafalshme, sidomos viktimat në njerëz, por edhe dëmet materiale.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruar edhe pse kjo çështje nuk është trajtuar në bisedimet në Bruksel, kjo temë ishte ngritur një herë në procesin e negociatave të Vjenës, që janë mbajtur para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por, kjo temë qe mbyllur menjëherë, pasi pala serbe një kërkesë të tillë nuk e ka pranuar.

Thuhet se për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, nevojitet që Serbia të kompensojë dëmet e luftës.

Ekipi i ekspertëve në atë kohë, ka bërë një vlerësim të dëmeve të luftës për sektorë të ndryshëm, e që vlera ka arritur në mbi 22 miliardë euro. E tash natyrisht për t’u krijuar një pajtim, dhe për të parë që Serbia me të vërtet dëshiron që të lë prapa vetës politikën e (Sllobodan) Millosheviqit, ajo duhet të jetë e gatshme që të spastrojë llogaritë dhe dëmet ekonomike në pronën private dhe dëmet tjera që i ka shkaktuar Kosovës me qeverisjen e saj dhe luftën shfarosëse që ka zhvilluar ndaj shqiptarëve”.

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës promovoi në Tiranë dy botime të cilat sjellën dëshmi faktike mbi krimet serbe në Kosovë gjatë luftës së fundit: “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999” dhe “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”.

Këto dy vëllime u botuan në Akademinë e Shkencave në Tiranë, ndërsa vetëm 14 vjet pas luftës jepen shifrat zyrtare se në Kosovë u vranë nga regjimi i Serbisë, 11 840 qytetarë të pafajshëm.

U tha në atë kohë se qëllimi themelor i botimit të këtyre librave është prezantimi i fakteve, që paraqesin dokumentacionin për krimet e Serbisë në Kosovë ndaj popullatës kosovare e posaçërisht ndaj fëmijëve gjatë viteve 1998-1999. Politika antishqiptare e serbëve është manifestuar me shekuj.

Kjo luftë, u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, të cilët vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçkitën, dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e të tjera, si dhe vendbanime të tëra shqiptare, me synim spastrimin etnik.

Vetëm nga  janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1 396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë.

“Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës”.

Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 11 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa dëshmorë kanë rënë 2 261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria.

Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.

Bilanci i luftës në Kosovë

Shtëpi të shkatërruara, dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358.

Zyra të vendit: 71; Shtëpi kulture: 30; Biblioteka publike dhe shkollore: 93; Objekte shëndetësore: 123; Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; Kisha katolike: 5; Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101;

Vrarë: 11.843 viktima nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; 296 fëmijë deri në 5 vjeç; 1739 femra; 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; Të Pagjetur janë akoma 1450 banorë, ndërsa të dhunuara rezultojnë 20.400 femra shqiptare.

Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove: 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni; 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475.

Gjermani; 7.581 në Turqi; 5.829 në Itali; 5.730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.

Kosova fitoi pavarësinë...

Kjo ndodhi më 17 shkurt të vitit 2008 ku Kuvendi i Kosovës,gjegjësisht deputetët të zgjedhur nga vota e popullit,shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe më pas edhe Kushtetutën e saj,dhe defintivisht  fitoi Sovranitetin e saj e okupuar nga serbo sllavët të ish-Jugosllavisë,dhe kurrë e kurrës Kosova nuk ka qenë krahinë e Serbisë..

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kjo fytyra e Serbisë....

Pushka e Adem Jasharit  sa herë po qetë, po vret…

Habit fakti se edhe dalja në skenë e Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare ua prishi qetësinë dhe kënaqësinë disa udhëheqësve tanë të asaj kohe dhe disa të tashmit, siç pati ndodhur me demonstratat e vitit 1981, që ua prishi rahatinë e kënaqësinë spektrit të atëhershëm politik, të cilët çonin jetën luksoze. Qysh para ofensivave të para serbe, para korrikut të vitit 1998, fotografia e më të madhit ndër ne, Adem Jashari, filloi të zërë vendet më meritore nëpër odat dhe sallonet e shtëpive tona, pavarësisht nga rreziku që kanosej nga policia serbe. Krahas autoritetit të kësaj legjende kombëtare, për çdo ditë rritej autoriteti i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shumëkush dëshiron të thotë: Ushtria jonë kishte eprorët më të mirë se çdo ushtri tjetër që ka ekzistuar në botë! Si në aspektin luftarak, ashtu edhe në atë human, djemtë dhe vajzat tona me vullnetin e vet u bënë më të aftë se sa ata që kanë kryer akademi të ndryshme ushtarake. Vitet e 90-ta ishin të vështira dhe të pashpresa se do të dalë ndonjë ditë me rreze dielli për ne shqiptarët e Kosovës. Për çdo vit e më tepër ashpërsohej gjendja e represioni serb mbi ne rritej, pavarësisht se kur urohej viti i ri popullit të Kosovës i premtohej se viti i ardhshëm do të sjellë lirinë e pavarësinë. Ajo vitin tjetër vuante edhe më shumë se vitin e kaluar, as një vit nuk kalon pa shumë tortura dhe vrasje të shqiptarëve.

Adem Jashari me disa shokë ishte i vetmi që filloi krijimin e një force madhështore, e cila do të dalë armikut përpara. Për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shumëkush është duke shkruar, por unë dua të them se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpejt arriti simpatinë e popullit liridashës, sepse e meritonte respektin e popullit. Adem Jashari shumë herë kishte thënë, në biseda me ushtarët e tij të UÇK-së, se ‘’në jetë nuk ka herë kështu herë ashtu, nëse njëherë turpërohesh mbetesh i turpëruar përgjithmonë’’.

Prekazi është Mekë dhe Jerusalem modern i kombit shqiptar

Kështu kishte thënë në librin e tij ‘Kthesa e madhe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës’’ Jakup Krasniqi. Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën, me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi Legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë. Siç dihet, familja Jashari, pos komandantit legjendar Adem Jasharit, rëndë për të mos vdekur kurrë.

Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje jo vetëm të popullit liridashës shqiptar, por edhe tek shtetet e tjera botërore që bëri bujë, sepse ngriti lart mentalitetin luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar.

Dhe nuk ishte kollaj kur përballë Jasharët në krye me komandantin e tyre dhe e gjithë Kosovës, Adem Jasharin 4 ditë hiç pa u ndalur luftuan ballë për ballë me ushtrinë, kriminelët dhe çetnikët serbo-sllavë, që në këtë luftë, heroizmin që kishin Jasharët e Prekazit legjendar për vendin e tyre bëri që të flijohen edhe gra, fëmijë e në mesin e tyre edhe pleq e plaka.

UDB-ja dhe politika Milloshviqjane janë ”varrosur” mu në Kosovë

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nga zgjedhsit e popullit më 17 Shkurt të 2008-tës vulosin fatin e kosovarëve dhe Kosova u bë shtet me Kushtetut e njohur mbi 110 shtete dhe varrosi gjithçka në predentimet e Serbisë,dhe u varros shprehja Kosova i Metohija,dhe Kosova tani është e lirt dhe si një popull i tëri ,unik i pandar dhe i bashkuar së shpejti,këto ishin aspiratat që shqiptarë

Shumë furtuna dhe luftra kanë kaluar në Kosovën e nëpërr Kosovë,por Mitrovicën,qytetin e minatorit nuk ka patur pretendime askush ta ndaj.Tani si po shifet kjo ndarje u krye në Kumanovë,kur ish diktatori serb Sllobodan Millosheviqi,atëherë pata cekur se ;Serbia ka fituar me këtë marrëveshtje,dhe tani jo t me shekuj kanë vuajtur nga thundrra serbo-ruse sllave.

Sa i perket ëndrrës naziste të Serbisë,që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë,që po fsheh shteti Serb,që po insiston që më mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë,gjegjësisht në veriun e Mitrovicës,po pretendon 28 për qindëshin e territori të Kosovës të kësaj ane që të kthej në në territorin e shtetit serb,për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi,dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës,dhe për ta bindur BE, dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi.

Të gjitha këto Serbisë po i mundësohet nga ndërkombëtarët që pa e njohur Kosovën si shtet dhe të cilët autoritrtet në Beograd nuk kanë kërkuar as falje,të gjitha këto neve na dërgojnë në pus pa fund ,siç thotë populli.Shteti serb nuk po i zbaton rregullat ndërkombëtare dhe askush nuk po mundet të vetëdisoj Serbinë se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisarit gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vet shteti serb nuk e zbaton rregullat e ndërkombëtarëve sa iu perket minoriteteve në Serbi.Kemi tri komuna në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti,që vite me radhë jo veçse në Ballkan po shkakton trazira por ky virus i shtetit serb ka përfshirë edhe Evropë. e shtetet tjera botërore që shi me rastin e Kosovës dhe pas 20 vjet pas përfundimit të luftës,çështja e veriut të Mitrovicës ende e pasgjedhur.

Po I vetmi shpetim për shtetin e Kosovës, është suporti I pandërprerë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur tani përmes ambasadorit të sapoardhur Philip Kosnett, në Kosovë, e theksoi qartë se ka ardhur koha që të ketë llogaridhënie dhe shkelesit e ligjit duhet të përfundojnë në burg,si dhe që të ketë konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat