Si e humbi fytyrën shteti i Kosovës në Romë, rasti i ambasadores Alma Lama dhe “kombëtarizmi” i Medias në Prishtinës

Opinione

Si e humbi fytyrën shteti i Kosovës në Romë, rasti i ambasadores Alma Lama dhe “kombëtarizmi” i Medias në Prishtinës

Nga: Artur Nura Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 22:48
Artur Nura, Alma Lama, Hashim Thaçi

Personalisht I kam ndjekur me shumë vemendje mënyrën sesi Mediat e Prishtinës e trajtuan vendimin e presidentit të Kosovës për largimin e Ambasadores në Itali, pa asnjë motiv te mirëqene. Me ndonjë përjashtim, dukej sikur ato e duartrokitën këtë vendim, edhe pse ky vendim i pamatur nuk i bën aspak nder Kosovës dhe i humb fytyrën Kosovës ne një kryeqytet te rendësishem europian.

Arsyeja? Ja ta analizojmë me qetësi…

Duhet thëne se kjo situate nuk i bën nder askujt, sepse presidenti i Kosovës, luajti me dinjitetin e shtetit italian dhe, tregoi se nuk e trajton këtë shtet me seriozitet e nevojshëm! Ai tregoi se për të Italia është një vend ku mund të shkojë të bëjë takime të fshehta me Vucicin, dhe për të ruajtur fshehtësinë nuk e ka problem që në mënyrë arbitrare të shkarkojë edhe ambasadoren, vetëm për të realizuar agjendat e veta qe munden te jene personale dhe jo ne interes kombëtar.

Padyshim qe kjo nuk është mënyra se si sillen shtetet serioze. Ambasadorët janë të fundit që mund të lëvizen, dhe kjo ndodh vetëm për ndonjë arsye shumë të fortë. Në këtë mënyrë sic u sollën institucionet e Kosovës, mund të sillet ndonjë shtet afrikan apo vend diktatorial, të cilët përmenden për mënyrën se si I trajtojnë diplomatët, apo për mënyrën se si diplomatët e tyre sillën në mjedise diplomatike!

Unë personalisht e kam ndjekur punën e ambasadores Lama, atë punë që ka qenë publike, dhe pa hezitim mund të them se ka qenë e shkëlqyer, me plot aktivitete dhe me një prezantim serioz dhe dinjitoz gjithashtu. E marr me mend se edhe puna e saj si diplomate e cila është e padukshme për publikun, ka qenë e këtij niveli.

Por kthehem sërish tek Mediat e Kosovës. Asnjëra prej tyre nuk u mor me vendimin skandaloz të presidentit dhe ministrit të jashtëm, i cili duket se nuk ka haber nga politika e jashtme, por u munduan edhe një herë të njollosin ambasadoren për një hak te vjetër ndoshta…

Unë kam disa pyetje themelore për kolegët e mi në Prishtinë: a i ka shërbyer shtetit të Kosovës vendimi presidentit për shkarkimin e ambasadores në mes të mandatit pa asnjë motivacion zyrtar? A i bën mirë shtetit të Kosovës një sjellje e tillë e motivuar nga ajo që doli sheshit tani, takimet sekrete me presidentin e Serbisë? A kanë pyetur gazetarët e Kosovës autoritetet italiane për këtë takim? Pse duhet të shkarkohet ambasadorja, kur nuk është organizatore e agjendave të fshehta të presidentit?

Në vend që të analizojnë vendimin, të analizojnë gjërë e gjatë punën e takimit sekret me Vucicin me 4 nëntor në Romë të presidentit të Kosovës Hashim Thaci, të mundohen të nxjerrin fakte të reja në dritë, sic bëjnë gazetarët profesionistë të Mediave amerikane apo italiane psh, që vendosin nën lupë të gjitha veprimet e presidentit, Mediat në Kosovë vjellin vrer kundër ambasadores, dhe madje sikur fërkojnë duart nga gëzimi që ndodhi kjo. Kjo është e pakuptueshme për mua!

Në të njëjtën mënyrë patën vepruar kur zonja Lama e la mandatin e deputetes, për të shkuar si ambasadore. Është krejtësisht normale që pozitat politike i marrin ata që janë në politikë, ndërkohë që shkarkimi I saj nga presidenti, po ashtu është e qartë për këdo që është ndër të tjera edhe një hakmarrje politike për shkak se znj. Lama i takonte një force politike që tashmë është në opozitë me presidentin.

Etiketimi, sharjet fyerjet e ambasadores, janë një dëshmi e fortë se në Kosovë mungon kultura shtetërore. Në cdo vend me traditë ekziston një rregull i pashkruar sipas të cilit ambasadorët nuk shahen, nuk përgojohen, nuk përbalten. Ambasadorët janë fytyra e shtetit, kështu që emri i tyre duhet të ruhet me fanatizëm. Kush shan ambasadorët e vendit të tij, ka sharë shtetin e tij. Kështu u ka bërë edhe nder armiqve të vendit të tij. Ky është një rregull që duhet ta mësojnë kolegët e mi në Prishtinë, dhe publiku më i gjërë që I lexon ata.

Me sjelljen e tyre ndaj zonjës Lama ata i kanë bërë një nder të madh homologut të saj Serb në Itali.

Nga ana tjetër, Kosova nuk e ka luksin që të hedhë poshtë njerëzit me vlera, njerëzit që mundohen të vetëdijësojnë shoqërinë për rreziqet që i kanosen, sic ishte rasti i zonjës Lama. Për përpjekjet e saj në luftë më ekstremistët fetarë që kanë dëmtuar aq shumë kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ajo ka paguar një cmim shumë të lartë. Unë vetë kam botuar në këtë media, me dhjetëra raste të këcënimeve që I bëheshin nga ekstremistët fetarë, të cilët ajo i denoncoi publikisht për vite të tëra.

Është për keqardhje se askush nga mediat por edhe nga kolegët e saj të politikës nuk i doli në krahë sa ishte deputete, derisa ajo u detyrua të largohet, të shkëputet përkohësisht nga ai realitet dhe të vazhdojë të punojë për shtetin e Kosovës në një fushë tjetër, sic është shërbimi i jashtëm.

Argumenti tjetër që sipas meje është akoma më i rëndë

Cështja tjetër fondamentale në këtë histori është se si Hashim Thaci dhe udhëheqësit e Kosovës, që në mënyrë të vazhdueshme flasin për bashkim kombëtar e bashkëpunim me Shqipërinë, e trajtojnë në këtë mënyrë zonjën Lama, e cila duan apo nuk duan ata e përfaqëson me të vërtetë unitetin – Shqipëri – Kosovë në nivelet më të larta në vendimmarrje.

Natyrisht ajo ka zhvilluar karrieren e saj profesionale dhe politike në Kosovë dhe I ka ngjitur një nga një shkallët me punën e saj, pa i bërë ndokush ndonjë dhuratë pse është me origjinë nga Shqipëria, mirëpo një trajtim I tillë i të vetmes ambasadore me origjinë nga Shqipëria, qoftë edhe në mënyrë simbolike, nuk duhej të ndodhte.

Hashim Thaci, dhe qeveria e Kosovës me këtë vendim absurd, I kanë hequr vetes të drejtën të flasin për bashkim.

Unë kam vënë re prej kohësh një albanofobi të madhe në disa qarqe në Prishtinë, dhe kam parë se janë ato qarqe qe e sulmojnë edhe Alma Lamën, në vazhdimësi. Të njejtët, nëse kanë ndonjë hatërmbetje për sjelljen e qeverisë shqiptare, bëjnë zhurmë të madhe, nxisin mediat dhe pa frikë mund të them se nxisin urrejtje mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Mendoni sikur Presidenti i Shqipërisë të kishte shkarkuar në këtë mënyrë një ambassador me origjinë nga Kosova, dhe Shqipëria ka pasur të tillë. Jam I bindur se dallgët e akuzave të tyre se në Shqipëri nuk na duan, nuk do të ishin ndalur kushedi për sa kohë.

Unë kam shumë vërejtje për punën që bën Edi Rama, mirëpo ai ka emëruar së paku pesë zëvendësministra, qytetarë të Kosovës, pas asnjë ditë kontribut në Shqipëri. Ne në mediat shqiptare, asnjëherë nuk na shkoi në mendje të kritikojmë kryeministrin për këtë veprim, përkundrazi, I kemi trajtuar me shumë dashamirësi.

Ndërsa Ambasadorja Lama e cila të gjithë kontributin e saj e ka dhënë në Kosovë, linçohet sikur paska bërë ndonjë krim. Edhe këtë e shoh si mendje ngushtësi dhe ligësi, nga ana e mediave dhe një publiku me të gjërë që i konsumon informatat e rreme te tyre.

Kosova nuk mund të ecë përpara me këtë mentalitet lincues dhe përjashtues. Kosovës i duhen njerëzit me vlera, njerëzit e guximshëm e patriotë, jo zvarranikët që fshihen pas tastierave të telefonave, e nxjerrin vrer kundër kujtdo që nuk bëhet pjesë e llumit të përditshëm.

E gjithë kjo histori e turpshme është një prove dhe dëshmi se sa dine te bejne shtet ne Kosove dhe se sa duan vërtete dhe janë open minded për te bashkuar energjitë shqiptare këtej dhe andej kufirit ne te mire te dimensionit kombëtar te shqiptareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat