Letër e hapur me shumë pyetje për Mogherinin?!

Opinione

Letër e hapur me shumë pyetje për Mogherinin?!

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 12 dhjetor 2018 Në ora: 17:26
Federica Mogherini

Tërhiqu nga dialogu sepse: 

-Je e pa denje dhe e paaftë ta udhëheqësh këtë dialog me përgjegjësi

 

-Je e njëanshme në dialog, po ia mbanë anën Serbisë e jo Kosovës. Kjo është mani shekullore e Evropës

-Ti, kur Serbia haptas nuk i respekton Marrëveshjet, ti heshte si pula, nuk bën zë,nuk ndihesh për së gjalli,

-Ty të pëlcet delli për Serbinë nëse Kosova vendos se si do ti menaxhojë tarifat doganore me Serbinë

-Ti nuk ka aspak të drejtë se për caktimin e temave se për çka duhet të bisedojnë palët

-Ti nuk ke të drejte të deklarohesh haptas,siç veprove dje,se do të ketë edhe shkëmbim te kufijtë,pra paske ra në grackën e Serbisë dhe Thaçit.

 

-Ti nuk ke të drejtë ta diktosh se kah duhet bërë korrigjime të kufirit. Ti nuk po e ditke se këta kufij janë të lara me gjak dhe nuk guxojnë të preken, Paska harruar Thaçi të të tregojë,

-Ti znj. Mogherini nuk ke të drejte të bisedosh me Presidentin e Kosovës, sepse ai nuk e ka legjitimitetin të dialogojë,sepse ardhja e tij atje është jo legjitime,

-Ti duhesh ta kuptosh se çdo Marrëveshje e arritur midis Vuçiqit dhe Thaçit nuk do të jetë legjitime, nuk e pranon populli i Kosovës, sepse ai njeri nuk e ka mandatin e popullit të dialogoj,

-Se a është kjo e vërtetë eja në Mbledhjen e Parlamentit të Kosovës dhe ndëgjoi deputetet që haptas do të thonë se Presidenti aktual nuk e ka mandatin të dialogojë. Ata do të thonë edhe se askush nuk e ka mandatin që të bisedojë për kufijtë e Kosovës, sepse ata janë të pa cenueshëm,të panegocueshëm

-Po ti z. Mogherni ishe edhe e pa edukatë. Ti nuk ke të drejte të nënçmosh Kryeministrin e Kosovës, kur kërkon nga i preferuari i juaj Thaçi të ta heqin sysh, po ti z. Mogherini nuk ke sy, ti nuk ke vesh, ti nuk sheh dhe dëgjon asgjë tjetër pos atë se çka ta seron Thaçi dhe Vuqiç,

-Ti zonja Mogherini nuk ke të drejt të ngutesh me dialogun që ai të përfundojë në mandatin tuaj, që të shëhohet si ndonjë sukses, por nëse përfundon ashtu siç mendoni ju treshja, do të jet fatal për ju të tre. Popullit të Kosovës aspak nuk i intereson se ky dialog a do të shënohet për të mirë apo për të keq në biografinë tënde. Kosova është më e madhe se ti znj.Mogherini. Shkakun se duhet të hyjnë në biografinë Tënde askush, e as me pak ti, nuk guxon që duke pru Marrëveshje në vrap, ta shëmtosh, ta gjymtosh Kosovën,dhe në fund.

-z. Mogherini tërhiqu nga ky dialog sa nuk e ke vonë, sa nuk të kanë mbetur njolla të zeza në biografinë tënde, sepse nuk ke të drejte ta hapësh "Kuitin e Pandorës" që ta dredhësh përsëri Ballkanin. Boll ka vuajtur Ballkani, boll është derdhë gjak në të.

Mbarje në mend populli i Kosovës e donë Kosovën, është në gjendje për të ta jap edhe kokën nëse ka nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat