Diaspora shqiptaro-amerikane shpresë për shqiptarët

Opinione

Diaspora shqiptaro-amerikane shpresë për shqiptarët

Nga: Agim Vuniqi Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 06:41
Agim Vuniqi

“Diplomacy, Development and Defense: Diaspora" (Diplomacia, Zhvillimi dhe Mbrojtja: Diaspora), ka shënuar një ndryshim historik në pikëpamjet e Agjencisë së Emigrantëve Global.

Inciativa e SHBA për Diasporën Globale në fakt ishte angazhim për nismën e "IDEA"-International Diaspora Engagement Alliance (Aleancës për Angazhim të Diasporës Ndërkombëtare), që shënon një ndryshim historik në pikëpamjet e qeverisë amerikane për emigracionin global. Udhëheqësit e komuniteteve nga diaspora amerikane duhet angazhuar për të ndihmuar vendet e origjinës në kalimin e tyre në demokraci.

“Vow”...

Platforma e John Alite

Në një korespondencë letrash që kisha me "Jean Valjan-in" shqiptaro-amerikan, John Alite, pa dashje kisha shfrytëzuar informacione jo plotësisht të verifikuara, dhe meqë bënin fjalë për integritetin personal të John Alite i tërhoqa, duke shprehur keqardhje se atë nuk e kisha konsultuar paraprakisht. Çasja elokuente dhe vokabulari akademik i z. Alites lidhur me temën e shtjelluar më bëri të them... "Vow". Meqë shumëçka e shkruar qëndron (kam hjekur ca detaje, të cilat fuqizojnë argumentet e paraqitura, por nuk janë me interes për publikun)

Tekstin e shkruar dhe të përshtatur nga anglishtja (amerikane) në shqip e kam quajtur si platformë meqë shprehë opinionin e z. Alites për shqiptarët si komunitet i rëndësishëm në SHBA.

"Ne si shqiptarë kemi përgjegjësi para publikut veçanërisht në qoftë se ne ekspozohemi në forume publike për t'u treguar njerëzve tanë dhe njerëzve tjerë që jemi të fortë dhe të mbushur me krenari, dinjitet dhe shpresë për një Shqipëri më të mirë. Jo të hedhim poshtë njëri tjetrin ose të krahasohemi me atë që dikush tha në lidhje me një imazh të paqenë, por që tangon  në raport me publikun. Kjo që them është shumë më e madhe se sa unë, ka të bëj me Shqipërinë e bashkuar dhe shpresën !!!! Shpresë për vendin tonë dhe për të ardhmen e shqiptarëve. Atë që flas, ashtu edhe mendoj, nuk është  gënjeshtër as ekzagjerim. E dua vendin tonë dhe dua që shqiptarët të bashkohen pa marrë parasysh dallimet dhe të mos lëndojnë njëri-tjetrin, apo të shkojnë kundër njëri-tjetrit, kurrë. Ndiqni hebrenjtë se si ata punojnë së bashku, ndihmojnë njëri-tjetrin në çdo mënyrë, për atë ata kanë forcë dhe sukses. 

 Ju lutem kuptoni ne kemi një detyrim dhe ne jemi ata që duhet të kemi kujdes si shprehemi në forume publike për t'i dhënë vendit tonë forcë uniteti dhe besim në të ardhmen e vendit. Unë shpresoj se tani me respekt reciprok do ta kuptojmë njëri tjetrin për të ardhmen e  Shqipërisë së bashkuar, ashtuqë populli të këtë suksese financiare. Jam duke shpresuar dhe duke u lutur që vuajtjet e fëmijëve tanë të ndalen, dhe ata kanë një shansë të mirë për t'u arsimuar dhe të jetojnë mirë sikurse familjet amerikane, sepse ata meritojnë këtë gjithashtu".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat