Lashtësia pellazgo-ilire në Ballkan!

Opinione

Lashtësia pellazgo-ilire në Ballkan!

Nga: Sami Arifi Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 10:29
Sami Arifi

Para se grekët të arrinin në Ballkan, sipas M. Sakellariu, pjesa jugore e gadishullit të Ballkanit ka qenë e banuar me popuj të panjohur, më se pesëmbdhjetë sish, por që identifikohen sipas historianëve pellazgët, dryopët dhe hajmonët, që edhe këta dy popujt e fundit ishin pellazgë.

Disa punime të autorëve të vjtër duke treguar mungesën e çdo ekskluzivizmi, autorët modernë nuk i japin rëndësi etnicitetit të popujve; duke i lënë, ata (autorët modernë), pas dore mitet e pellazgëve të cilët kanë të bëjnë me etnicitetin. Duke mos u futur pellazgët në kuadrin e studimeve të autorëve modernë për pasojë, pra termi barbar evulonë me kohën, duke përfshirë tërë Greqinë. Pra, në shek. XIX kur thuhet “qytetërimi grek”, nënkuptohet vetëm kultura e cila kishte lulëzuar në Greqinë klasike nga vitet 500 deri në vitet 350 para erës sonë. Duke i shikuar historianët e shek. XIX tre qytetërimet egjeane në vazhdimësi, duket sikur Greqia “kinse” kishte krijuar një qytetërim të vetëm.

Në shek. V para erës sonë, Heroditi (I.57) përdorë termin helenë për të cilësuar imigrantët grekë, që t’i dallonte nga popullsia e mëparshme vendase, e cila nuk fliste greqisht. Mirëpo në epokën klasike fjala Hellas lidhej me kuptimin e një qytetërimi krejt të ndryshëm me qytetërimet e mëparshme egjeane-qytetërim kretas dhe ai mikenas.

Por, puna qëndron krejtësisht ndryshe sipas Th. Harrisson, ai mendon se helenët nuk përbëjnë një trung etnik dhe kombëtar të veçant, siç pretendojnë grekët e sotëm, por që ishin grup kulturor i disa popujve. Sipas Harrisson, “në kohët klasike helenët e konsideronin vetveten si një ansambël familjesh (shumë etni). Ata përbënin një etnos; pa dyshim ata formojnë një genos...Këtë mund ta provojë...eponimi Helen, stërgjyshi i trilluar i racës së tyre”. (Th. Harrisson. 1988. f.24.)“.

Helenët përbëjnë  një larmi të madhe (etnike) të paraqitura nga origjinat e tyre. Prandaj arrihet te përfundimi se helenët gëzojnë sot një prestigj te grekët (për grekët) që nuk mund të krahasohet dhe argumentohet me të vërtetën e kohrave të shkuara. E vërteta arrihet kur historianët i hedhin Greqisë një vështrim të dyfisht, duke mos paksuar rolin e popujëve para pellazgë si dhe atë të pellazgëve, rolin e thrakëve, të ilirëve e të tjera, që ishin para ardhjes së grekëve nga Azia e Mesme.

Historiani Spahiu duke iu vënë shtjellimit të mbeturinave të kulturës origjinale pellazge në Greqi e cila përceptohet në mite, në fe, në fenomenet e akulturacionit, në strukturat shoqërore, në teknikën dhe në disa forma të arteve. Pra, ai studion forcat e mbinatyrshme, kultet, ritet dhe fenë pellazge e ilire në mënyrë diakronike, duke u kushtuar rëndësi vazhdimësive, tranzicioneve si dhe shkputjeve midis periudhave të ndryshme kohore.

Pra, vihet në pah identiteti kulturor i kësaj apo i asaj etnie si dhe logjikave të riprodhimit dhe proceseve të transformimit të kultit si dhe roli i arkeologjisë e i gjuhësisë në përcaktimin e identitetit kulturor të një populli nëpërmjet gërmimeve.

Me që funksioni i mitit reduktohet pjesërisht në funksion që kryen historia, po japim disa të dhëna sipas Pausanit (1.14.2.); Pellazgu ishte bir i Tripolit dhe Sosit, ishte gjithashtu vëllau i Jazit dhe i Agenorit, emëra këta pellazgë ose ilirë. Pellazgu është pasardhës i Zeusit dhe i përket brezit të katërt. Pellazgu ngriti për nder të Dhimitrës tempullin e Dhimitrës pellazgisë.

E bija e Pellazgut, Larisa themeloi fortesën e Argosit.

Ndërsa në traditën arkadiane Pellazgu është bir i Niobesë dhe i Zeusit (Tab. gjenealogjike nr.18). I biri i Pellazgut, Lykaoni pati pesëdhjetë djem që të gjithë eponimë të qyteteve të Arkadisë, pra të katër popujve ilir.

Vëllezërit e Pellazgut ishin Akaini, Fthiu, pra, që të tre kishin formuar krahinat Akai, Fthiotidë dhe Pellazgi.

Sipas krahinave miti paraqet ndryshime, por, sidoqoftë një rol e karakterizon heroin paragrek; që themelon një racë, një popull apo një qytet, duke ngel gjithmonë një paraardhës ose një stërgjysh.

Përmes shumë burimeve hulumtuese del se grekët ishin të vonuar në Ballkan në të gjitha proçeset shoqërore meqë ata ishin të ardhur nga Azia e Mesme një mijë vite pas formimit të antropologjisë që kishinë formuar ilirët autokton në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat