Më ngadalë Zaev, mos ngarend të folësh kundër Ushtrisë së Kosovës se do ta hashë shumë keq

Opinione

Më ngadalë Zaev, mos ngarend të folësh kundër Ushtrisë së Kosovës se do ta hashë shumë keq

Nga: Sulejman Mehazi Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 22:13
Sulejman Mehazi

S'kemi pse i zemërohemi Zaevit, që deklaroi: "Nuk është koha për ushtri", a ende se kemi të qartë se sllavët e grekët s'na duan, dhe pikë. Çdo sukses i shqiptarëve ata i prek, i vret e i hidhëron. S'ka serb e maqedon po edhe grekë që s'janë zymtuar me krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Tani e tutje e dinë e janë të vetëdijshëm se më nuk do mund të luajnë me ne, si thonë ata kurrë s'do bëhet.

Më shumë duhet t'u hidherohemi bashkëpunëtorëve shqiptarë të Zaevit që e mëkëmbën në kryeministër të shtetit, për ndryshe sot e kësaj dite mbi kryen e tij do ta kishte alizantin Gruevskin.

Më ngadalë, gospodine Zaev, mos ngarend të folësh kundër Ushtrisë së Kosovës se do ta hashë shumë keq me amerikanet. Ju duhet t'i merrni me të mirë "albancite" për shkak se shteti juaj i Severna Makedonisë është në tampon zonën e shqiptarëve, djathtas e majtas me ushtri, e Maqedonia mund të bëhet sendviçi shqiptar.

14 dhjetor 2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat