Ushtria e Kosovës: Mburrje dhe krenari për tërë kombin shqiptar

Opinione

Ushtria e Kosovës: Mburrje dhe krenari për tërë kombin shqiptar

Nga: Hafiz Shala Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 06:19
Hafiz Shala

Ne mergim qdo ngjarje pozitive përjetohet më emocione të shtuara se sa në vendëlindje.

Mburrja dhë krenaria jane edhe më të mëdha sepse kjo ushri po formohet më pelqimin dhë përkrahjën e mikut më të madhë të shqiptarve,Shteteteve e Bashkuara të Amerikës për here të parë në historin tonë e themeluar nji ushtri më bashkohore që ndonjihere mundë edhe të paramendonim e cila,u pregatit,u aftësue dheu qertifikue nga nji ushtri më bashkohore,më e fuqishme dhë më e pregatitur në rruzullin tokësor.

Eshtë më rëndësi së më në fundë SHBA-t po pajtohën se Republika e Kosovës duhet ta ketë ushtrinë e sajë si shtet sovran e i pavarur,përderisa gjatë luftës qlirimtare të Kosovës gjithnji kemi lobue,kemi insistue dhë argumentue se duhët të armatoset Ushtria Qlirimtare e Kosovës për tu mbrojtur nga okupimi i shtetit serb.

Por,në atë kohë,zhvillohej nji propagandë e paparë nga Serbia dhe aleatve te sajë së UQK-ja është organizatë teroriste,fundamentaliste,kontrabandiste e qka jo tjetër që ti zvogëlohët rroli i sajë për mbrojtjen dhe qlirimin e Kosovës.

Rasti më i theksuar ishte kur ambasadori Gelbard gjatë nji degjimi në Kongresin Amerikan të organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane rreth luftës së Ushtrisë Qlirimtare të Kosovës ndaj agresorit serb më tentim të qfarosjës dhe debimit të terë popullit shqiptar nga Kosova,ku ambasadori kërcënojë së UQK-ja shumë lehtë mundë të futët në listën e grupeve teroriste.

Zonja Sherley Cloys DioGuardi njera ndër panelistët në ëmër të Lobit Shqiptar në SHBA rreth kësajë teme,ju drejtue ambasadorit Gelbard më këto fjalë: zoti ambasador,nese ushtria qlirimtare e Kosovës eshtë teroriste,athere,me futni edhe mue në atë listë.Ambasadori mbeti i shtangur,i skuqur dhë pa fjalë.

Që nga ai moment gjërat ndryeshuan për tu mirëkuptue e verteta ku shumëhere publikishtë ju kërkue që SHBA- ta armatosin UQK-në të cilët do të vetëmbrohën pa patur nevojë që ushtarët amerikan të vdesinnë Kosovë.

Në të gjitha demonstratate organizuara gjatë asajë kohë nga Liga Qytetarë Shqiptaro Amerikane të udhëhequra nga Kryetari sajë zoti DioGuardi,e cila e para e njohu e përkrahu dhë lobojë për të si sujekt i parë në SHBA,ishte deri në fundë e përkushtuar që të senzibilizojë popullin amerikan për nji luftë të drejtë qlirimtare duke e mbrojtur pragun e shtepisë e jo duke sulmuar dhë tejkaluar kufirin drejtë Beogradit.Pra,Serbia ishte ajo që erdhi në Kosovë e jo Kosovanë Serbi.

Ishte shumë interesante kur të gjitha mediat më më renome amerikane si CNN,ABC,CNBC etj.zhvillojshin biseda e intërvista më zotin Dioguardi dhë zonjën Cloys,përfaqësues të ushtrisë qlirimtare dhë aktivistë të shquar të komunitetit të cilet ishin më të zëshmit për të spjeguar nji fenomen që vetem mundë të ndodhë në shtetin serb dhë në asnji vendë të botës ku masakrohën femijë,pleq,plaka,gra dhë civi të pambrojtur.Nga pamjët që ju sjellnim,nga shtypi amerikan e ai kosovar dhe botërorë,ishim në nji pozitë ku e tërë bota demokratike,paqëdashese dhe humane ishte në anën tonë.

Pra,përderisa UQK-ja zhvillonte lufte frontale më forcat militare pramilitare e policore serbe,ne në Ushingtonë bejshim luftën politike për të spjeguar heroizmin e ushtarve të cilët ballafaqoheshin më nji ushtri shumë më te pregatiture në armatim e numër të ushtarve nën diktatin e Hitlerit të Ballkanit Millosheviq i cil i kishte leshue zagaret e tijë ambasador e biznismen,dhë individ që të diskreditohët nji luftë për egzistencë.

Ishte nji moment shumë interesant gjatë nji bisede që athere Senatori Biden e zhvillonte më ambasadorin serb në Uashington i cili genjente panderpre.në pamundësi që ta degjonte deri në fundë,i urdhërojë regjisë që ta qkyq këtë rrëncë siq e quajti Senatori Biden i cili ishte shumë i njohur më situatën më Kosovë e Serbi dhe rreth Millosheviqit.Regjia e nderpreu dhë e largojë nga dialogu para përfundimit të kësajë bisede që ishte paraparë të zhvillohët.

Demonstratat mirë të organizuara e masovike në Avenuen e 5ste ma frekuentuesja në Neë York,para OKB-së,para ambasadës serbe,në Capitoll Hill,Shtepisë së Bardhë,ishin shumë efektive prandaj populli amerikan u mesuan më flamurin kombetar kuq e zi më shqiponjën dykrenare sahere valavitje nepër rrugë më parullat dhe mbishkrimët që judrejtohej autoriteteve amerikane për ndihmëd dhë shpetim nga dhuna serbe ndaj shqiptarve të Kosovës.

Tani,nji gjeneral i shquar dhe ivendosur amerikan i quajtur James Mattis,ishte personi që e dha fjalën përfundimtare për transformimin e FSK-së në Ushtri të Republikës së Kosovës që është kruciale për të ardhmën e shtetit të pavarur dhe sovran.Faliminderimët i shkojnë gjeneralit Mattis si Shef i Shtabit të Ushtrisë Amerikane në Administratën e Kryetarit Donald Trump për të cilin edhe kishim pak dro dhe rezervë për ndikimin e Putinit por,fatëbardhësistë duelem gabim.Amerikanet i thonë “anest mystake”(gabim i ndershëm).

Kjo ishte vetëm minimumi i asajë që është zhvilluar në Ushngton DC,Nëe York dhë sumë shtete tjera amerikane për të treguar gjenezen e themelimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës,përqka,mos agjë tjetër,ndjehemi krenar për punën e bërë dhë rezultatët e arritura që u kurorizue sot në Parlamentin e Republikës së Kosovës për formimin e ushtrisë në menyrë unanime.

Tani,do të deshiroja që si ushtarak dhë oficer rezervë i ushtrisë ish Jugosllave dhë komandant i njisisë Teritoriale të Kosovës,dhë simpatin ndaj ushtrisë dhe uashtarit që për herë të parë po e perjetojë në ushtrin time të Kosovës që fatëkëqësishtë nuk pata rastin të jëmë në përbërjën e sajë në këtë momënt,megjithate ndjejë mburrje dhe kënaqësi që shqiptari nuk do të rreshtohët më në ushtrit e huaja por ti sherbejë atdheut dhë popullit te vetë.

Nuk e di se sa kamë të drejtë,por,megjithae u pregatitem në artin ushtarak që anipse pa deshirën dhë mundësi që të bejmë më teper por ti zbatojmë rregullat ushtarake të asajë kohe,nese mundë ta marrim shembullin e Gjergj Kastritit Skenderbeut dhët të oficerit të lartë dhë Ministrit të parë të mbrojtjes së Republikës së Kosoovës Kolonel Ahmet Krasniqit të Komadantit Suprem të asajë kohe të Dr.Ibrahim Rugova,na thotë së aftësitë ushtarake të arritura në qfardo ushtri qoftë,janë të mirësëardhura për ti pëerdorë për atdheun dhë popullin tendë.GjergjKastrioti Skenderbeu dhë Kolonel Ahmet Krasniqi,janë shembuj së anipse të munduar e nenqmuar,megjithate ja kthyen borgjin vemdit tyre duke luftuar për vendin dhë në rolin e tyre duke i organizuar Forcate Armatosurtë Republikës së Kosovës të quajtura FARK më oficer kariere dhë ushtar të pregatitur.

Nuk është modesti për të folur për vetëveten,por më tepër eshtë storje se sa mburrje.

Më ndryshimet Kushtetuese dhë Amandamentet e vitit 1972 deritë Kushtetuta e Kosovës e vitit 1974 ku Kosova pati nji avansim më të gjerë më statusin e Krahines Socialiste Autonome të Kosovës që në faktë kishte atributët e hstetit por jo edhe të drejyën e vetevendosjës deri në shkeputje,filluan ndryshimët në pushtetëmarrjën në të gjitha sferat:ekonomike,politike qoftë dhe ushtarake të organizuara në Mbrotje Teritoriale më gjithë armatimin sipas formacioneve ushtarake i cili ishte i paguar nga organizatat ekonomike dhë ruhej në depot më gjithë municionin përkatës.

Sipas vlerësimit të organëëve të athershmë ushtarake të Kosovës Komanda Qëndrore dhe Komunale,në bazë të rezultateve nga ushtrimët e njisive teritoriale,më caktuan si komadant i Mbrojtjës Teritoriale në Fushë Kosovë aty ku ishte edhe selia e Organizatës Transportuese Hekurudhore e Kosovës më mase 3000 punëtor e ndarë nga organizata simoter e Beogradit dhë e mvetesuar në të cilën edhe isha i punësuar pas diplomimit pranë Univerzitetit të kësajë dege në Beograd pasi nuk kishim në Kosovë(nuk mendojë që edhe sotë egziston),u benë edhe ndryshime kadrovike.Më parë Komadant ishte nji malazez por duhej të vijë shqiptar anipse struktura në përbërjën e kesjaë njisie ishte në demë të shqiptarve ku shumica ishin serb e malazez.

Asnjihere njeriu nuk e dinë se kur mundesh me ju gjetë popullit tendë në rrethanat që janë të paparashikueshme por të mundshme.

U zhvilluan demonstratat studentore të vitit 1981 më masovike deriathere.Kërkesat legjitime për Kosovën Republikë.

Komiteti Qendror i LKJ-së mbajti mbledhje të jashtëzakonshme dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Krahinen Autonome Sovialiste të Kosovës.Sipas vlerësimit,duhet të mobilizohej edhe ushtria që do të thotë edhe Mbrojtja teritoriale e Kosovës.

Si zakonishtë në mengjesin e hershëm u tubuam të gjithë oficerët të karierës dhë rezervë në Kuvendin Komunal të Prishtinës për të marrë detyra konkrete në “mbrojtje nga armiku i brendshëm”.

U ktheva në njisinë time në Fushë Kosovë dhe e tubova njisinë dhë uspjegova së kanë fillue demonstratat e studentve dhe egzistonë mundësia që të drejtohën edhe kah stacioni hekurudhor ku ishte edhe njesia e jonë teritoriale.

Sipas urdhërave,duhet që ushtarët të dalin në venderojet e tyre dhë tu shpërndahët armatimi.Duke e ditur gjendjën në njisin teritorialedhë sjelljet e popullatës serbe në Fushë Kosovë më rrethinë si qendër kryesore e bastionit serb,ushtarve ju shpërndava armatim të konzervuar që nuk mundë të përdorëj në asnji rast.Ishin,thjeshtë mjete të ftohta dhë asgjë tjetër.Edhe në shpërndarjën e armatimit e përdora metodën ku ata që mundë të kishin revole të kalbrit të armeve automatike,ju ndava pushkë gjysëmautimatike(sepse kisha informata se shumica e serbve ishin të armatosur me pistoleta të kalinrit 7.62 të prodhimit të Zastavës se Kragujevcit.

U krijue nji pakënaqësi posaqerishtë të serbet e malazezet sa që disa nga ata refuzuan që të bëjnë roje(sipas rregullave ushtarake,ata kishin të drejtë por sipas gjendjes që une isha në dijeni,egzistonte mundësia që ai armatim të pëerdorej gjoja në vëtëmbrojtje siq dijne keta më e inskenue).Dhe,shtatë nga ata refuuan që të bëjnë roje.E thirra Shtabin Komunal dhë e lajmërova së kamë krizë në njisinë teritoriale.Erdhen,por as atyre nuk ju binden urdhërave qe jau shqiptuan.

Më në fundë,e perdora trukun e fundit duke ju thenë se po që se nuk zbatohën urdhërat në gjendje të jashtëzakonshme,vijnë në shprehje ligjet ushtarake të luftës.Por,nuk u bindën dhë i largova nga njisia teritoriale të cilët gjatë orës policore nuk mundë të levizshin lirshëm deri në mengjesë dhë ju deshtë të rrijnë në stacionin hekurudhor të Fushë Kosovës.Njeri prej tyre ishte edhe Rangjel Nojkiq,mesa më dukët tani drejtor i postës në Fushë Kosovë,njeni ishte makinistë që e drejtonte lokomotiven në relacionin Fushë Kosovë-Skup dhë të tjerët të profileve të ndryshme.Nojkiq ishte shumë arrogant,provokator dhë nxitës dhë ngacmues përqka e mora për vozitës timin pëersonal që ta mbajë nën kontrollë.

Djetë ditë në Fushë Kosovë pa patur mundësi që të vizitojë e as të kontaktojë më familjën që ishte në Prishtinë.Ishin ndërprerë edhe lidhjet telefonike,komunikacionirrugor etj.

Kur e mora lajmin se demonstruesit po vijnë drejte Fushë Kosovës,une në vendë se ti dergojë ushtarët në roje,une i futa në sallë duke mbajtë ligjerata sepse qellimi i tyre ishte që të qesin në demonstruesit gjoja në vetëmbrojtje.

Më shpresë së ndoshta nuk më merret si pamodesti,por,në nji moment si ky,ishte shumë më rëndesi që të veprojë më menquri,guxim por edhe gjakëftohtësi.Në nji moment je ai që duhet të vendosish pa patur mundësi që të marrsh mendimin ose sygjerimin e ndokuajtë qoftë eprorit tënde,por,përgjegjësia gjithmonë bie mbi komadantin.Gjithkush mundë ta jap atë që ka mundësi në momentin e caktuar por gjithnji më vetëdijë dhë përgjegjësi për veprimët të cilat i merr.

Tani,jamë shumë i lumtur që kjo ushtri ma e reja ne botë sepse u formue sot,në gjirin e sajë ka dhe do të ketë ushtarak dhë oficer kariere e ushtar të gjinive të ndryshme të cilët do të bejnë qdo gjë që ti shërbejnë atdheut mu ashtu siq i sherbyen heroinat dhë heronjët e Ushtrisë Qlirimtare të Kosovës për ditën e sotit dhë për të ardhmen e të nesermes së breazav që do të vijnë dhë do të shërbejnë më krenari dhë perkushtim.

Deshirojë dhë shpresojë që kuadri komandues,ligjerues dhe zbatues ti përmbahen prevojës,disciplinës dhe përkushtimit sikur ustria amerikane e cila nuk hezitojë që dijën dhe prevojën ta përcjellin të ushtarët,oficerët dhe komadantaët e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Ndoshta,edhe ne që nuk ishim pjesëmarrës e drejtë përdrejtë në luftën frontale,u munduam që sipas kaqikut tonë ta jepim ate që eshtë kerkuar nga mundësia dhë pozita ku qëndronim sepse,rrethanat që u krijuan pas suspendimit të Autonomisë,fillojë hajka ndaj oficerve rezerv duke i arrestuar dhë burgosur që,për ti shpetuar burgut,vendosa që të udhëtojë për SHBA duke menduar së jo shumë larg të kthehëm në atdhe,por,ketu mbeta.

Megjithate,historiku i krijimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës ishte më plotë sfida por edhe mburrje dhë angazhim i qdo individi që ja deshi të mirën Kosovës dhë kombit shqiptarnë tërësi.

Gezuar ushtria e Republikës së Kosovës,osukses në shërbim të atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat