Ivica Daçiq as në shuplakë të dorës nuk e ka Behgjet Pacollin

Opinione

Ivica Daçiq as në shuplakë të dorës nuk e ka Behgjet Pacollin

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 19:15
Ivica Daçiq dhe Behgjet Pacolli

Sot në Kosovë Sporti është qendra e Diplomacisë së Kosovës, sepse na nuk kemi diplomaci te vertet, kemi diplomaci fiktive, diplomaci që ja humbin namin Kosovës, diplomaci që e poshterojnë Kosovën gjithandej kah janë. Atyre as palla nuk ua ninë për imazhin e Kosovës, por veq për qejfin e tyre.

Në këtë diplomaci që nga shefi i tyre Behgjet Pacolli janë debilët, injorantet, analfabetet që haber nuk kanë ne diplomaci, kurse Ivica Daçiqi tallët me ta si me lopë, ua ka ndalu te kenë njohje te reja, bile edhe për çdo ditë po ua zvigëlon njohjët e këta janë trusë n’bir të minit e as qe guxojnë me ba za karshi tij, sepse ai gjithëkah andej po u prete rrugët.

Por, diplomatcia e vertet ne Kosovë nuk është Behgjet Pacolli me shkurtabiqat e tij nga të cilët marre po na vjenë për sjelljet e tyre skandaloz nepër botë. Diplomatet dhe ambasadoret e vertet ne Kosovë janë Sportistet e saj në krye me te Madhën Majlinda Kelmendin. Këta janë sportistet tanë qe kudo qe shkojnë e qojnë mesazhin me te mirë për Kosovën.

Këta jae ata qe e njohin Kosoven kudo ne botë,këta janë sportistet tanë qe e ngrisin flamurin e Kosoves kudo qe shkojnë, bile e ngrisin edhe ne ato vende qe nuk na kanë njohtë si Rusia, dhe tashti edhe në Kinen e largët ne stdiumin e se cilit e mbulon flamuri i Kosovës.

Sa madheshtor sa krenari eshte kur flamuri i Kosovës ngritet nepër stadiumet e botes e kete dijnë ta bajën vetem djem e vashat tona,por këtë nuk dijnë ta bejë Behgjet Pacolli i cili eshte ngulë në mullarin e vetë që për mos dijen e tij diplomatike, jo qe nuk ështi i zoti të sjellë ndonje njohje, por po e mrrë në qafë Kosovën te cilit edhe po ja marrin njohjet.

Ky është njeriu jo i duhur për diplomaci te cilin duhet largu, sepse tashti primatin ne diplomaci ia kanë marrë sportistët e vyeshem te Kosoves, sepse vetem keta janë tmerri për kriminelin Ivica Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat