Vëllazëria Muslimane duan shtet islamik në Gjermani

Opinione

Vëllazëria Muslimane duan shtet islamik në Gjermani

Nga: Sherif Ramabaja Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 18:21
Sherif Ramabaja

Shikuar në afat të mesëm pinjollët lokal, gjithnjë e më të fuqishëm paraqesin kërcënim për demokracinë sesa organizata terroriste Al Kaeda ose “ Shteti Islamik “. Ishte përfundim i autoriteteve të sigurisë të vendit. Mbrojtësit e sigurisë së shtetit janë gjithashtu të shqetësuar për ndikimin e madh të lëvizjes ultra - konzervatore islame në Këshillin Qendror të Muslimanëve.

Kështu e fillon shkrimin e tij gazetari Axel Spilcker në “Fokus” të gazetës gjermane. Më tutje ai vazhdon:

Katër gishta të shtrirë në njërën anë, me përshëndetjen “R4bia” nga Vëllazëria Muslimane, që presidenti turk  RexhepTajip Erdogan kohët e fundit u foli mbështetësve të tij. Në tubime të ndryshme, po edhe në inaugurimin e Xhamisë Qendrore në Këlln simpatizuesit e tij kishin përsëritur këtë gjest përshëndetje. Ky simbol i përdorur nga shoqata me e madhe islamike globale është një shprehje shqetësuese, në zhvillimin e shoqörisö gjermane. Hulumtimet e sigurimit shtetëror kanë ardhur në përfundim se popullariteti i në forme të tillë, vjen duke u rritur sidomos në xhami dhe ka atributin e Vëllazirisë Muslimane nga Egjipti.

Ligji mbi mbrojtjen kushtetutshmërisë paralajmëron: ”Vëllazëria Muslimane më e rrezikshëm se Al Kaeda”

Sipas Zyrës Federal për Mrojtjen e Kushtetutes “ BFV ” e quan Bashkësinë Islame në Gjermani me seli në Këln, një pikë qendrore e rrjetit lokal. Me përpjekjet e saj për të krijuar një sistem shoqëror dhe politik të bazuar në Sheriatin ( Koleksioni Ligjor Islamik) , që shkelë rendin bazë të lirisë demokratike, thanë përfaqësuesit e intelegjencës shtetërore.

 Burkhard Freier, kreu i Mbrojtjes Kushtetuese, shkon një hap më tej : përcjellja nga ana e jonë e këtyre organizatave dhe lidhjet e tyre, shikuar në planin afatmesëm, paraqesin një rrezik shumë të madh për demokracinë gjermane, sikurse skena radikale salafiste, grupi terrorist Al Kaeda apo IS, (shteti islamik). Arsyet për këtë vlerësim janë të shumëfishta : së pari, udhëheqësit e lëvizjes kanë një nivel të lartë të arsimimit dhe kanë mbështetjen bujare të donatorëve të Gadishullit Arabik.

Agjitacioni islamik në Gjermani duhet të shtohet në dhjetra mijëra veta

Degët e Vëllazërisë Muslimane në Gjermani kanë një program të gjërë edukimi dhe trajnimi për muslimanët dhe njerëzit fetar të të gjitha moshave. Këtu përfshihen institucionet dhe bashkësitë, bashkëpunuese me shkollat e shumta të kuranit. Për shembul, “ Instituti Evropian i Shkencave Humane “ dhe “Shoqata Gjermane për Kuranin Fisnik “ të cilat në mënyrë specifike rekrutojnë të rinjtë dhe të rriturit. Reth predikimeve, ligjëratave dhe kurset e trajnimit, agjitatorët pretendojnë që të përfshijnë qindra mijëra veta, në mënyrë që ultra konservatorët tua shpjegojnë përmbajtjet konservative të kuranit. Raportojnë përfaqësuesit e Intelegjencës Shtetërore Gjermane. Sipas statistikave shtetërore vetëm në Westfalen veprojnë më se 50 qendra të tilla islamike, 14 shoqata të xhamive dhe 109 predikues radikal islamist.

Edhe vetë këto lëvizjet jo të dhunshme nxisin shmangje nga demokracia

Kufijtë e milienumit islamik janë duke rrjedhur tutje. Salafistët militantë në vendet industriale perendimore, po përhapin luftën e shenjtë kundër të pafeve. Organizata Vëllazëria Muslimane qëndrojnë për një rrjedhë pa dhunë ( Islamizmi Legal ), megjithatë ky orientim synon gjithashtu të forcojë një qëndrim negativ ndaj vlerave perendimore dhe të promovojë një distancë nga demokracia. Veçanërisht shpërthyese është që këta e quajnë veten përfaqësues të Komunitetit Musliman Gjerman, të dedikuar si mbrojtës të shtetit me vendosshmëri nga Këshilli Qendror i Muslimanëve. Organizata ombrellë me 35 anëtarë dhe shoqata e saj e sheh veten si një përfaqësuese e 4,4 milion të muslimanëve në vend.

Bashkimi në vendet e huaja paraqitet i moderuar

Udhëheqësit e shoqatës paraqiten si të ishin kosmopolit të islamit të moderuar. Për  rrethin e brendshëm të tyre, përfaqësuesit shtetërorë të mbrojtjes së kushtetutshmërisë kanë një mendim tjetër. Anëtarët udhëheqës prapa dyerve të mbylluara kanë kaluar parashikimet për të krijuar një “ Shtet Islamik në një periudh afatmesme “. Aktualisht, Khalled Swaid vepron si udhëheqës i shoqatës. Edhe pse shoqata e tij hedh poshtë ndonjë lidhje me Vëllazërinë Muslimane, në faqen e tij në Facebook në ikonën e tij vërehet lëvizja islamike me katër gishta. Gjithashtu në tweet e tij sugjeron një simpati të madhe për grupin anti - izraelit të bojkotit MB.

Hitleri si i dërguari nga zoti

Një udhëheqës tjetër i mendimit ideologjik islamik i përshëndeti bombat vetëvrasëse kundër izraelitëve dhe e quajti Hitlerin si i dërguar nga perendia për të ndëshkuar hebrenjtë. Për më tepër shefi i zbulimit NRW Frei raporton se grupet lokale të Vëllazërisë Muslimane, po tërheqin dhe po rekrutojnë gjithnjë e më shumë refugjatë nga shtetet arabe, që t`i përdorin pastaj për qëllimet e tyre. Përveq Landit të Westfalisë rrjeti po zgjerohet gjithnjë e më shumë në Bavari dhe në Gjermaninë Lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat