Rezolutë më shumë pikëpyetje pa asnjë përgjigje

Opinione

Rezolutë më shumë pikëpyetje pa asnjë përgjigje

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 07:57
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Ajo nuk e ndalë Gjarprin të luajë lojën e djallit për Kosovën do ta pickojë edhe këtë ekip negociator.

Ndodhi makijavelizmi në Qeverinë e Kosovës dhe në Koalicionin PAN. U formua ekipi famoz për bisedime me Serbinë.

Këtë marifet e"hëngrën" Koalicioni PAN me PSD me melmesë të Kaçusha Jasharit. Ky ekip u votua edhe në Parlamentin e Kosovës, ku për Kryenegociator u zgjodh Shpend Ahmeti Kryerebelisti.

Paska ndodhë një fërkim midis Kujtim Shalës (LDK-së) dhe Dardan Sejdiut (PSD). Kujtim Shala i paska thënë një të vërtetë Dardan Sejdiut:  Je i shitur, kjo doli e vërtetë dhe e stërvertët, jo të shitur por të stërshitur.

Ky është një sukses brilant i PDK-së dhe SHIK-ut, kur i pat ndarë të rebeluarit nga LVV bash si dhentë e zeza.K y është shpërblimi për ta. Por si do t’i shpërblejë populli në zgjedhje mbetët të shihet.

Por tashti çdo gjë është e paqartë, është turbullu ar krejtësisht puna. Tashti ne i paskemi dy Kryenegociator Hashim Thaçin dhe Shpend Ahmetin, të cilit i shkojnë pas 12 shkurtabiqa, midis tyre edhe Dardan Molliqaj, Visar Ymeri dhe e famshmja Aida Dërguti.

Dy Kryenegociatorë Hashim Thaçin dhe Shpend Ahmeti. Si do të negocojnë këta dytë, a do të shkojnë së bashku te Vuçiqi, apo Vuçiqi i vetëm do të vjen te këta. Apo, do të diagolohet në dy nivele: në nivel të ekipit negocues dhe në nivel të Presidentëve. Si do të "negocohen" tashti gjërat midis Hashim Thaçit si Kryenegociator dhe Shpend Ahmeti, poashtu si Kryenegociator. Pra, po na dalin tashti dy Kryenegociatorë. Si do t’i kordinojnë punët këta dy Kryenegociatorë. A, po u dashka me u takua këta dy negociatoret tanë, me një Kryenegociajtor serb.

Po, këta dy kryenegociatorët tanë Thaçi me Ahmetin, si do të negocojnë së pari midis vete apo Thaçi do ta merr me vete Shpendin së bashku do  të shkojnë te Vuçiq, për të mos e lënë njëri-tjetrin në rrenë. A e kanë këta dytë kryenegociatorët tanë një platformë të njejtë, a ka ndonjë dallim midis tyre nëse kanë platforma të ndryshme, apo do të sillen në stilin njëri thumbit, tjetri potkoit, apo njëri do të thotë nuk ka korrigjim, copëtim dhe ndarje të Kosovës, kurse ai tjeri në nivel më të lartë e bënë këtë gjë.

E, para se të shkoni të dilni në syret me "mikën" tonë Mogherini dilni e thuani këtij populli se Platforma e cilit Kryenegociator, e Thaçit apo e Ahmetit do të negocohet, sepse siç e njohim ne Thaçin ai nuk pranon ndonjë Platformë tjetër pos të vetës.

Popullit i intereson të dijë me këtë Rezolutë a do të ndalet Thaçi që të mos na e ndanë Kosovën së qebesa e zënë sherri.

Dhe në fund Rezoluta  e Parlamentit të Kosovës për dialog me Serbinë është e pa vlerë, pa kurrfare efekti. Kjo Rezolutë nuk prodhon asgjë të mirë, por do të përfundojë si çdo rezolutë tjetër që është miratuar në këtë Parlament.

Me thënë të vërtetën ky ekip negocues nuk do të këtë asnjë efekt te Thaçi veç sa e ka komplikue punën edhe me shumë dhe e përshëndes vendimin e mençur tëLDK-së dhe LVV-së që nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij Klani Mafioz në dëm të Kosovës.

Më këtë Rezolutë Parlamenti nuk i doli në ndihmë Kosovës, por i doli në ndihmë vetem Hashim Thaçit, e forcoi ate edhe me shumë në përpjekjet e tij për ta katandisë Kosovën në gërminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat