Rrethanat dhe shkaqet e aleancës ortodokso-islamike dhe shqiptarët!

Opinione

Rrethanat dhe shkaqet e aleancës ortodokso-islamike dhe shqiptarët!

Nga: Skender Jashari Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 09:13
Skender Jashari

Me ndarjen e Perandorisë Romake më 395,  pastaj  autoqefalizmi i kishat  ortodokse në vendet e Gadishullit  Ilirik, në  mes shekujve VII-IX e sidomos pas  shekullit XII, po ashtu  ndarja e  Kishës  më 1054, në Kishën  Katolike dhe Ortodokse, ndarja u thellu edhe më shumë  në  Gadishullin  Ilirik, që ishte  zonë  kufitare dhe zonë ku  luftohej. Fatkeqësia ishte  që Tokat Arbërore mbetën zonë kufitare si me rastin e ndarjes së Perandorisë Romake më 395, e njejtë  mbetën edhe me rastin e ndarjes së Kishës më 1054.

Rënija  e Perandorisë Romake  më 476,  dhe vazhdimi i qëndrimit të Perandorisë Bizantine edhe për gati 1 milenium, deri më 1453, po  ashtu luajtën rol tejet  determinant.

Gadishulli Ilirik, tashmë i sllavizuar me  ardhjen e  barbarëve  sllav, gjatë  pushtimit të Perandorisë Bizantine. Sllavët tashmë kishin pranuar krishterimin ortodoks, që mbetën  shumica në Kishën  Ortodokse, ndaj të cilëve  kisha e tyre kishte ndikim tejet të fuqishëm.

Lufta  e Patrikanës së Stambollit  kundër Kishës Katolike, pati epërsi, shkaku që Perandoria  Bizantine  do ekzistonte edhe për  gati 1000 vite më shumë sesa  Perandoria Romake, e që  shkaku i kësaj, arritën t’i kthenin në ortodoks edhe një pjesë të Shqipëtarëve. Mirëpo vazhdimisht princërit Arbërorë, me  rastin e  ngritjeve të principatave të tyre, vazhdimisht iknin nga riti ortodoks duke kalu në atë katolik!

Vatikani përmes ndikimit të tij, në vendet  Europiane, organizoi rreth 8 kryqëzata, në mes viteve 1096-1270,  zakonisht  kalonin përmes detit  Adriatik, zbarkimit   në  portet Arbërore, nga  veriu deri në afërsi të Athenës! Po ashtu edhe  planifikimet për  Kryqëzata të tjera, p.sh: edhe në kohën e Gjergj Kastriotit i cili  shikohej  si Komandanti i Përgjithshëm i Kryqëzatës anti-osmane, ishin planifiku nga dhe përmes Atdheut tonë. Kjo bëri që frika  të jenë  tejet  reale  për Patrikanën  e Stambollit- pra për ortodoksët.

Kodi i Car Dushanit, është  dokumenti i parë  shovenist dhe gjenocidal i shovenizmit ortodoks  sllav, kundër Shqipëtarëve, të cilët i identifikonte  vetëm si katolik. Ky kod, ishte  akti i parë  gjenocidal i përpiluar  nga  shovenizmi ortodokso-sllav (Kisha Ortodokse  Serbe),  për zhdukjen e Shqipëtarëve katolik. Këtë  frymë  do ta  pasonin çdo memorandum, elaborat, projekt  dhe ligj  shovenist  serb deri në ditët  e sotme! Sllavët ortodoks dhe grekët,  si dhe Kishat e  tyre,  ishin  helmuar nga  shovenizmi  anti-katolik,  sa  që  Shqipëtarët  katolik, në  Gadishullin Ilirik  i shihnin  si rrezikun më serioz, prej nga  vendet  Europiane mund të përdornin  Atdheun  tonë, si trampolinë   për Kryqëzatat  anit-islamike dhe i nënkuptonin si Kryqëzata anti-ortodokse!

Madje Kishat ortodokse i brymosën me terrorizmin, shovenizmin dhe gjenocidializmin anti-katolik,  duke e bë realitet  këtë kundër Shqipëtarëve.  Aq sa  absurdi shkon  edhe më larg.  Të gjithë  mendojnë   dhe propagandojnë  që  Katolicizmi është më i afërt me Ortodoksizmin, sesa  Ortodoksizmi me Islamizmin, por  faktet  e më poshtme   e vërtetojnë që  Islamizmi dhe Ortodoksizmi do krijonin aleancën!

Beteja e Maricës, e ndodhur  më 1371, sllavët e Gadishullit Ilirik u ndeshën me Perandorinë  Osmane.  Pas mposhtjes  dy princët  serb,  pranuan  nënshtrimin dhe  u bënë vasal të  erandorisë Osmane, duke i dhënë kontribut edhe në ushtar për  zgjerimin e kësaj  perandorie. Ky rast  shënon   rastin e  parë  që   Ortodoksizmi bashkohet me Islamin, për  t’iu  kundërvënë  Europës( nënkupto  katolicizmit). Këtë  rrugë  do ta ndjeknin të gjithë  ortodoksët  e  Gadishullit  Ilirik. Ortodoksizmi  edhe pse  ende e kishte  Perandorinë Bizantine, në vetëvete ishte  tejet i brisht, rrebelues dhe separatist sa i përket Kishës Ortodokse. Ortodoksët   u ndeshën edhe me rrezikun  e ardhur nga Lindja. Ata  arritën  t’i bënin  ballë  rrezikut sporadik  që i vinte  nga Kryqëzatat  Europiane,  të cilat  tokat  e Gadishullit Ballkanik i përdornin disa  herë vetëm si rrugë-kalimi, për  në Jerusalem, por në ndeshjen e  parë me  rrezikun lindor, u mposhtën. Edhe Beteja  e  Kosovës,  më 1389,  tregon rastin e princit  tjetër  serb, që  tradhtoi  Aleancën e  të Krishterëve, ku  shumica ishin ortodoks sllav dhe  të vetmit  ishin Shqipëtarë  që ishin kryesisht katolik. Si rrjedhojë  e  tradhëtisë së princit serb, Perandoria  Osmane  arriti të  fitonte  këtë  betejë! Beteja e Kosovës  identifikon prirjet e ortodoksëve  sllav karshi katolicizmit, që:” më  të afërm  janë  me  muslimanët sesa me  llatinët( katolikët)” dhe   edhe  sot  dëgjojmë  ende  shqipfolës,  që  thonë: “më i afërt  është  një  shka ortodoks sesa një  Shqipëtar Katolik!”

Armiqësia e thellë ortodokse sllave kundër  Europës (nënkupto katolicizmit), ishte edhe tek ortodoksët tjerë, si tek grekët, të cilët po ashtu do ta ndjeknin rrugën e njejtë. Që më 29 maj 1453,  Sulltan Mehmeti hyri si fitimtar në Konstantinopojë, që Katedralën  e  Konstantinopojës e ktheu  në  Xhaminë e Shën Sofisë. Sulltani arriti ta mposht falë  3 topave  gjigand  që  kanë çarë  muret mbrojtëse dhe  sidomos luftës psikologjike që  shkaktonte kjo armë e  panjohur. Perandori   Konstantin XI Paleologu  me  8.000  kështjellarët  që  e mbronin Konstantinopojën derisa forcat osmane  ishte   mes 75.000-100.000 rrethues. Konstantinopojasit, nuk pranuan  vasalitet,  mbrojtje dhe aleancë  nga Europa( shkaku i  shovenizmit  fetarë  që kishin kundër katolicizmit). Më 1 qershor  1453, pra pas vetëm  3  ditë pas rënijës  së Konstantinopojës, Sulltan  Mehmet  Pushtuesi, e bekoi, shuguroi duke ia ble  rrobet  fetare  Genadiusit dhe  duke zhvillu  procesionin për Patriark   të  Konstantinopojës. Genadius Skolarius (Genadiusi II apo  Georgios Kourtesios  Scholarios) ishte  Partiarku më   anti-Perëndimorë,  kundërshtuesi  më i madh i Bashkimit të Kishave dhe  unifikues  mes  ortodoksëve( veçmas  grekëve)  dhe  islamikëve( Osmanëve). I përbetuar dhe mirënjohës  për  Autonominë  e  Kishës  Ortodokse nën Perandorinë  Osmane,  do ushtroj  terror mbi besimtarët   katolik nën këtë  Perandori, madje edhe përmes  besimtarëve  ortodoks! U arritë  marëveshja  e  aleancës  Islamiko-Ortodokse, kundër  Katolicizmit. Derisa për fat të keq, Katolicizmi në Gadishullin Ilirik  identifikohej  vetëm  me  Shqipëtarët. Ortodoksët sllav dhe grekë arritën që të  bënin njërin  armik( Perandorinë Osmane)  aleat,  dhe ta ndihmonin atë në bashkësundim  Osmano-islamik dhe  orodoks( sllavo-grek), për  mbi 550 vite në  Gadishullin  Ilirik,  në luftë  kundër  Katolicizmit( Shqipëtarëve, Hungarezëve, Italianëve, Austriakëve, polakëve etj)!

Ortodoksët sllav dhe grekë deri në kryengritjet  e shekullit XIX, nuk patën asnjë rrebelim kundër  Perandorisë Osmane,  kur  ato filluan të instrumentalizohen  nga  Carizmi Rus. Ndërsa për dallim Shqipëtarët në  vazhdimësi luftuan, patën kryengritje dhe luftëra anti-osmane( nënkupto edhe  anti-ortodokse sllave dhe greke).

Derisa  vendet  Europiane, në luftën  anti-osmane, nuk ishin të bashkrenduara, të organizuara në veprimet ushtarake dhe luftarake, por ishin  policentrike dhe  të përçara( ngajshëm si sot, vendet Politika  e Jashtme e BE-së, ende është e disperzuar), kjo bëri që edhe më shumë të vështërsohet pozita  e Kombit të Parë  në Vijën  e  Parë të Frontit- që ishim Shqipëtarët, që luftonim kundër Osmanizmit-Islamizmit dhe Ortodoksizmit sllavo-grek!

Falë Luftës Hyjnore të Arbërorëve, nën komandën e Engjullit Mbrojtës të Kombit tonë dhe Engjullit Mbrojtës të Europës, pra Gjergj Kastriotit, për 25 vjet arriti të mbanim Perandorinë  Osmane jasht  Europës. Kujto, Sulltan Fatihu arriti ta pushtonte Konstantinopojën shkaku i 3 topave gjigand, por edhe  brishtësisë  politike dhe  thellimit të luftës  ortodokso-katolike,  derisa nuk arriti ky Sulltan e as pasuesit e tij, asnjëherë ta mposhtin as me  dyfish e trefish të  numrit të topave  gjigand  e as me  ushtri çerekmilionëshe  Rrethimet  e Krujës.

Pas Amshimit të Gjergj Kastriotit, Shqiptarët u thyem, shkaku i egocentrizmit (dëshirës për të qenë i Pari) e jo i fuqisë së armikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat