Heronj apo tradhtar?

Opinione

Heronj apo tradhtar?

Nga: Sytrim Halitaj Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 09:19
Sytrim Halitaj

Është për tu habitur qasja jonë si shqiptar ndaj personaliteteve që bënë të pamundurën që ne sot të jetësojmë dy shtete shqiptare si Shqipëria dhe Kosova.

Për tu thelluar më shumë në këtë temë, të gjithë jemi të vetëdijshëm për brishtësitë e shteteve shqiptare. Por, ajo çfarë e rrezikon ngritjen dhe bërjen e shteteve tona të mirëfillta, janë individët të cilët me politikat e tyre ditore qëllim parësor e kanë përdhosjen e liderëve që i dhanë kuptim gjithë rrugëtimit të shqiptarëve deri me sot. 

Është shqetësuese se si i fillojnë kritikat me njëri tjetrin, me fjalët 'tradhtar', 'kriminel' etj. 

Ky lloj i komunikimit është një lojë e rrezikshme dhe më shumë i shërben armiqëve të shqiptarëve. Nuk i ndihmon aspak bërjes së shtetit, dhe aq më pak ndihmon në mbajtjen e marëdhënieve të mira me aleatët e shqiptarëve. Rrezikshmëria qëndron edhe në lidhjet e reja, me miqtë e rinjë, të cilët mund ti shohin shqiptarët si aleat të vlefshëm. Por, i  frikëson urrejtja që shqiptarët e shfaqin ndaj njëri tjetrit. 

Konfrontimet e tilla të shqiptarëve ndërmjet vete, flasin qartazi për mungesën e komunikimit që do duhej ta bënin liderët politik. 

Ky aktualitet, aspak nuk i shërben shtet ndërtimit, e asesi nuk është mesazh i ngritjes së vetëdijes te rinia shqiptare. Pra,  ky realitet është i rrezikshëm, dhe tregon mjaft mirë se problemet madhore te shqiptarët, janë të brendshme. 

Dy shtete, që janë gatim i njëra tjetrës, rrezikohen më shumë nga bijtë e vajzat e tyre se prej çkado tjetër!  

Arsyet kryesore se pse është idiotësi dhe marrëzi të flitet me synim të zhveshjes së tjetrit nga petku atdhetaresk apo cilësimit si: 'i shitur', 'tradhtar' etj, janë të shumta, por mbi të gjitha qëndron ajo se me çfarë e peshojnë këtë llogari me gjithë kompleksitetin që e ka? 

Prandaj në fund, një cilësim i tillë është vetëm opinion personal, i cili është ndërtuar në baza të disa inateve apo keqkuptimeve që sjellin ndarje e ndjenja armiqësie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat