Të lumtë ju rini që po bëheni ushtarë të Republikës së Kosovës

Opinione

Të lumtë ju rini që po bëheni ushtarë të Republikës së Kosovës

Nga: Sulejman Mehazi Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 14:49
Sulejman Mehazi

Lumët ju rini që do bëheni ushtarë të Republikës së Kosovës! S'ka kënaqësi më të madhe se sa të jesh ushtar i gjuhës, vendit e shtetit tënd. Prandaj, mos e leni pa mos shkuar, sa vështirësi do keni, aq edhe kënaqësi.

Sa mirë do t'ishte sikur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës të nxjerrte ligjin për detyrimin e patjetërsueshëm ushtarak të çdo të riu kosovar mbi 18 vjeç. Aty rinistët do merrnin përvojë të madhe jetësore, që në moshë të re do edukoheshin me disciplinën e regjimit ushtarak duke marrë urdhërat e oficirëve, me këto sfida ushtarake të rinjtë do bëheshin të regjur e të skalitur për të mbrojtuar atdheun e vet nga armiqtë e përbetuar serb.

Po Ministria e Mbrojtjes do ju bënte ftesë për të shkuar ushtar, pa do vijnë e do piqen familjarët te ju për t'jua uruar shërbimin ushtarak me urata, mbarësi e lutje për t'u bërë ushtar i mirë e i dëgjueshëm për mbrojtjen e atdheut tuaj. Dy-tre ditë para se të shkoni ushtar nënat do ju bënin gurabia e ëmbëlsira për t'i marrë me vete të mos mbeteni atje të uritur.
Po kur do vinte dita e shkuarjes ushtar, do mblidheshin gjithë familja e të afërmit tuaj për t'ju përcjellur ushtar,  e veçanta e lamtumirës janë shokët e miqtë që do ju përcjellin me këngë patriotike, lodra e zurle deri në stacionet e autobusave apo trenave.

E kur do mbërrini e  hyni në kazermë, do ju qethin flokët e do ju veshin me uniformat e Ushtrisë së Kosovës e do bëheni personat më të bukur, më të dashur, e mbrojtës më të mirë të Republikës së Kosovës.

Do ju caktojnë dhomat e fjetjes, krevatin së bashku me shkafin tuaj, në dhomë do fleni së bashku me dhjetë ushtarë tjerë nga qytetet e ndryshme të Kosovës. Po do flitni vetëm shqip, jo si, ne, gjate ish-jugosllavisë që flisnim serbokroatisht, do bëni shaka, do qeshni duke treguar barcoleta, gjatë natës dikush në gjumë do pordhë, dikur do jermoset, dikush gjatë gjumit do rrëzohet prej krevatit e do plagoset, ndonjërin nuk do ta zë gjumi për shkak mërzisë pse është larguar prej dashnores etj.

Ditën e dytë, do zgjoheni herët që në ora 5 të mëngjesit, dhe atë, të gjithë për 5 minuta të lani sytë të vishni uniformat ushtarake e të dilni jashtë në fushën sportive për të bërë gjimnastikë, ushtrimet gjimnastikore, ne, në ish-jugosllavi i bënin nën përcjelljen e këngës së Zdravko Çoliqit, "Druzhe Tito ni ti se kuneme", kurse juve do t'ju përcjellë kënga e Ilir Shaqirit, "Adem Jashari ne të betohemi", pas gjimnastikës do shkoni në menze për të hëngër  ushqimin e mëngjesit, pas ushqimit në ora 7 të mëngjesit, për një, të jeni të reshtuar para komandantëve tuaj, për t'ju parë se a jeni të gatshëm për obligimet ushtarake ditore, nëse s'jeni përgatitur, p.sh. nëse se ke ruajtur fytyrën, komandanti ju detyron e ju jep afatin dyminutëshe për ta ruajtur fytyrën. 

Më pas sipas aftësisë, do ju japin armë: kallashë  topa, tanke e artileri për t'ju stërvitur kundër çdo rreziku armiqësor. Rroftë e qoftë e kurrë mos u ndaftë rinia shqoptare prej Ushtrisë së Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat