Prokuroria e Pejës anulon ndejën e fundivitit shkaku i vrasjes së policit në Istog

Peja

Prokuroria e Pejës anulon ndejën e fundivitit shkaku i vrasjes së policit në Istog

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 13:55
Prokuroria Themelore e Pejës

Prokuroria Themelore e Pejës, ka anuluar organizimin e ndejës së fundvitit që ishte paraparë të mbahet sonte, për shkak të vrasjes së djeshme të zyrtarit policor në Istog.

Media merr vesh se organizimi i paraparë të mbahet sonte është anuluar për shkak të rastit të djeshëm në Istog, ku mbeti i vdekur polici Izet Demaj.

Ndejat kanë qenë të organizuar disa javë më parë nga të gjitha prokuroritë.

Demaj u vra dje pasdite nga një person i armatosur derisa po tentonte të kryente një grabitje të armatosur në bankë në Istog. Lidhur me këtë rast, mbrëmë janë arrestuar dy persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat