Digjet vetura që dyshohet se u përdor në plagosjen në Pejë

Peja

Digjet vetura që dyshohet se u përdor në plagosjen në Pejë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 00:21
Foto ilustrim

Një veturë është gjetur sonte e djegur në Pejë.

Prokurorja kujdestare e Prokurorisë Themelore të Pejës, Sahide Gashi, tha për Kallxo se dyshojnë se vetura që është gjetur e djegur është përdorur në përleshjen e armatosur që ndodhi te Parku i Vogël i qytetit.

Përleshja, sipas Policisë, ka ndodhur rreth orës 22:00.

Në këtë incident është plagosur një person, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal për trajtim mjekësor.

I plagosur është Besim Lajqi, i cili në momentin e të shtënave ishte i shoqëruar nga Xhevdet Kelmendi.

Ky i fundit ka shpëtuar pa u lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat