Detaje nga plagosja në Pejë, i përfshirë edhe një person nga familja Kelmendi

Peja

Detaje nga plagosja në Pejë, i përfshirë edhe një person nga familja Kelmendi

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 07:16
Foto

Një përleshje me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në Pejë la të plagosur një person. Sipas informacioneve të para që ka dhënë prokuroria bëhet fjalë për një person të familjes Kelmendi që dyshohet të ketë qenë cak i sulmit,

Te Parku i Vogël në Pejë një përleshje me armë zjarri ndodhi në mes të disa personave. Një person si pasojë mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, kur u dha informacioni për të shtëna me armë zjarri në mes të dy veturave në lëvizje.

 “Njësitet porlicore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në një veturë në të cilën ndodheshin dy persona, shoferi i cili ishte i plagosur dhe pasagjeri. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur gëzhoja. Sipas informatave të para, i plagosuri i cili është dërguar në Spitalin rajonal në Pejë është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë zëdhënësi i policisë Xhevat Ibraj, duke shtuar se të dyshuarit janë në kërkim nga policia.

I plagosuri po shoqërohej nga njëri nga pjestarët e familjes Kelmendi, bëhet fjalë për Xhevat Kelmendin.

KALLXO.com ka raportuar se Kelmendi së bashku me të plagosurin Lajqi ishin futur në një market në lagjen ku ndodhi incidenti ndërsa pasi kishin dalë nga aty derisa po voziteshin me makinë janë qëlluar nga një makinë në lëvizje.

I plagosur ka mbetur Besim Lajqi ndërsa Kelmendi nuk është lënduar, kanë thënë burime nga Prokuroria.

Ersan Qavolli prokuror nga Peja ka konfirmuar këtë version të ngjarjes.

“I plagosuri B.L. ka qenë në shoqëri të Xh.K. në momentin kur ndaj makinës së tyre është shtënë me armë zjarri”, ka thënë Qavolli.

Ai ka shtuar se prokurorja e rastit ka vizituar vendin e ngjarjes dhe të plagosurin në Spitalin e Pejës.

Pak qaste pas ngjarjes në Pejë ku mbeti i plagosur Besim Lajqi prokurorja e cila po e heton rastin ka konfirmuar se së bashku me Lajqin ishte Xhevdet Kelmendi njëri nga pjestarët e familjes Kelmendi nga Peja. Gashi ka thënë se supozimet e para të prokurorisë janë që Kelmendi ka qenë cak i sulmit.

“Unë po supozoj që ai ka qene cak i sulmit ende nuk kam të dhena te sakta por supozimet tona qojnë në ate drejtim” ka thënë Gashi. Ajo ka treguar se ndaj dy udhëtarëve është shtënë me kallashnikov ndërsa personi i plagosur është duke u trajtuar në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat