Gjykata merr vendim për të dyshuarin që shiste mishin e prishur

Peja

Gjykata merr vendim për të dyshuarin që shiste mishin e prishur

Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:24
Thertorja

(E plotësuar) - Gjykata Themelore në Pejë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Sali Shkuliqi, për shkak të dyshimit të bazuar se shiste mish të prishur.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Me datë 16.01.2019, në kohë të pacaktuar, në fshatin Trestenik, Komuna Pejë, së bashku me të pandehurin R e kanë blerë lopën e sëmurë nga i pandehuri M.B në shumë prej katërqind euro, me qëllim që ta vënë në qarkullim mishin duke e ditur se është i sëmurë.

Pas marrjes së informacionit policia shkon në bastisje në shtëpinë e të pandehurit dhe njoftojnë Inspektorët Komunal të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ku me atë rast konstatojnë se në shtëpinë e tij gjenden 1,089 kg mishra të përziera të cilat kanë qenë të destinuara për konsumim publik.

Me këto veprime i pandehuri S.SH dyshohet se si bashkë-kryerës, ka kryer veprën penale prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

I dyshuari për mishin e prishur: Mishin kam pas me ja qit qenit

I dyshuari për skandalin me mishin e prishur në Pejë, Sali Shkuliqi, tha para Gjykatës se mishin e konfiskuar nga Policia e kishte ruajtur për ta ushqyer qenin.

“Pasha zoten nuk e kam qit në shitje ata mish, mishin kam pas me ja qit qenit”, tha i dyshuari.

Gjykata Themelore e Pejës Shkuliqit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Shkuliqi ishte i dënuar edhe më parë vepër penale të ngjashme.

Gjykata Themelore në Pejë e kishte dënuar me 3 muaj burgim me kusht.

Pikërisht gjatë periudhës së verifikimit të njëjtit në lokalin e tij i janë gjetur mbi 1000 kilogram mish i prishtë i cili kishte për qëllim të shitej në treg.

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet ndaj tre personave nën dyshimet se tentuan të shisnin për konsum produkte të dëmshme ushqimore.

Sipas Aktvendimit mbi fillimin e hetimeve M. B., pronari i lopës së sëmurë kishte tentuar ta shëronte lopën e sëmurë dy herë, mirëpo sëmundja e lopës ishte e pa shërueshme, shkruan kallxo.

Duke e parë këtë M.B., kishte vendosur që lopën e sëmurë ta shiste, dhe për këtë qëllim si blerës të mundshëm e kishte thirrur Sali Shkuliqin.

Sali Shkuliqi së bashku me R.Sh. kishin shkuar në Trestenik për ta blerë lopën.

Lopa e sëmurë sipas Prokurorisë u ble 400 euro dhe u ther në stallën e shitësit M.B. në fshatin Trestenik të Pejës.

Sipas dosjes së Prokurorisë, pasi e kishin prerë e kishin futur në Golf 2 dhe e kishin transportuar tek lokali i Sali Shkuliqit, mish i cili pas kontrollit të policisë në të njëjtin vend u gjet, u konfiskua dhe u asgjësua.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat