47 vjeçari arrestohet në Pejë për vrasjen e kryer në Skenderaj 28 vjet më parë

Peja

47 vjeçari arrestohet në Pejë për vrasjen e kryer në Skenderaj 28 vjet më parë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Një 47 vjeçar nga Peja është arrestuar mesditën e sotme nën dyshimet për vrasje. E.S. është arrestuar në banesën e tij në qytetin e Pejës. Ai dyshohet për vrasjen e viktimës me inicialet S.B. vrasje kjo që ka ndodhur më 1991 në Skenderaj.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës, sipas të cilës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë prej 48 orëve.

“Në orët e mesditës së sotme të datës  21 janar 2019  nga  hetuesit e krimeve të rënda të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Mitrovicë, në bashkëpunim me njësitet policore të rajonit të Pejës, është arrestuar një person i dyshuar për vepër penale  “vrasje”. Arrestimi i të dyshuarit, E. S., 47 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në banesën e tij në qytetin e Pejës, mbi dyshime të arsyeshme për vrasjen e viktimës me inicialet  S. B., vrasje kjo e ndodhur në vitin 1991 në Skenderaj”, thotë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Hetuesit e krimeve të rënda, në bashkëpunim me prokurorin e rastit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e kryerjes së veprës penale “vrasje’’.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, të  dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë prej 48 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat