Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte në Kosovë

Peja

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte në Kosovë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 15:23
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Z.D, i nacionalitetit serb, me vendbanim në Serbi, për shkak të dyshimeve se ka dhënë ndihmë apo ka shtënë me armë zjarri në popullatën civile shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas këtyre veprimeve, ndër të tjera janë vrarë 33 viktima gjatë një sulmi të kryer kundër popullatës civile shqiptare nga datat 26, 27, 28 mars dhe 13, 17, 28 maj 1999 në Lagjen “Kristal” në Pejë, me çka i dyshuari ka kryer veprat penale krime lufte në kundërshtim të rëndë me Konventat e Gjenevës, shkaktimi i qëllimshëm i vuajtjeve të mëdha ose i dëmtimeve të rënda trupore apo shëndetësore, dhunimi apo ngacmimi seksual, krime të luftës në kundërshtim të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës të parapara me Kodin Penal të Kosovës si dhe krime të luftës kundër popullsisë civile në kundërshtim me Ligjin Penal të ish – RSFJ-së.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat