Keqpërdorim seksual i të miturës në Pejë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Peja

Keqpërdorim seksual i të miturës në Pejë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 16:40

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës prej 1 muaji paraburgim për personin i cili ka bërë keqpërdorim seksual të personit nën moshën 16- vjeçare.

Ngjarja kishte ndodhur më 6 shkurt, rreth orës 19:30, në Pejë, kur i pandehuri e futë në automjetin e tij të miturën, në mënyrë që ta dërgoi në shtëpi, por gjatë rrugës ai i ka ofruar të miturës të holla për shërbime seksuale.

Sipas një komunikate të gjykatës, pas arritjes në fshatin Brestovik, kjo veturë është ndalur nga patrolla e policisë, e cila ka arrestuar të pandehurin.

Me këto veprime i pandehuri F.B., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat