Lekaj premton realizimin e projekteve lokale infrastrukturore në Vitomiricë

Peja

Lekaj premton realizimin e projekteve lokale infrastrukturore në Vitomiricë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:47
Lekaj premton realizimin e projekteve lokale infrastrukturore në Vitomiricë

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të mërkurën vizitoi qytetarët e Vitomiricës, nga të cilët ka dëgjuar kërkesat për projektet infrastrukturore që kanë nevojë për intervenim nga MIT-ja në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Ai u premtoi banorëve të këtij fshati, se rrugët që i vizituan do të ndërtohen nga MIT dhe ato do të realizohen me gjithë infrastrukturën përcjellëse, në mënyrë që komuniteteve që jetojnë në harmoni të plotë këtu t’u mundësohet jetesë më e mirë dhe eliminim i pengesave në zhvillimin e bizneseve që ata posedojnë.

Lekaj shtoi se  të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kërkesat e tyre legjitime për intervenim në projekte infrastrukturore të domosdoshme do të gjejnë mbështetje nga Qeveria Haradinaj përkatësisht ministria që ai e drejton.

Për realizimin e projekteve të deritashme, banorët që jetojnë në këtë fshat, ministrit Lekaj i ndanë falënderim për kontributin e dhënë në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës së komuniteteve që jetojnë në Vitomiricë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat