Zhvatje e nxënësve apo çka…!

Peja

Zhvatje e nxënësve apo çka…!

Nga: Reshat Nurboja Më: 20 mars 2019 Në ora: 07:09
Reshat Nurboja

Me dhjetra prind këto dy tre ditët e fundit, me telefon, mesengjer apo në rrugë drejtëpërsedrejti më janë drejtuar me kerkesë që në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Pejës ta ngriti një shqetësim të tyre lidhur me kërkesen e drejtorisë së shkollës, “Lidhja e Prizrenit” në Pejë (dhe jo vetëm kjo shkollë) për të mbledhur nga nxenësit e kësaj shkolle:

Nga 5 euro për sigurim fizik

- Nga 10 euro për nxemje të shkollës

(po duket për nxemje të shkollës gjatë pranverës e veres, se dimri kaloj) dhe

- Nga 20 euro për rregullimin e klasave…

Kjo mënyrë e zhvatjes së parave nga nxënësit është në kundërshtim me të gjitha ligjet e jo vetëm ligjit të arsimit parauniversitar…! Andaj, kuptohet pasi është kerkesë e qytetarëve, (pothuaj të gjithë, pa perjashtim votues të këtij pushteti) si çështje do ta parashtroj për shqyrtim që në mbledhjen e neserme të Komitetit për Politikë e Financa e kuptohet edhe në mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës së Pejës…

Dua të shpresoj dhe të besoj se lidhur me këtë çështje do të mirret edhe inspektorati i arsimit, ministria e arsimit, se komuna sigurisht është e involvuar në këtë zhvatje të nxenësve dhe prindërve ngase nuk mund të besoj se drejtoria dhe stafi i shkollës Lidhja e Prizrenit e ka marrë një vendim të tillë kundërligjor “në krye të vetin…”

Don zoti e vjen koha të shkruaj edhe diçka afirmative e jo gjithmon shkrime nga “kronika e zezë” i këtij pushteti…!

Autori është Anëtar i Kuvendit të Komunës së Pejës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat