Patriarku serb me ligjëratë politike e patriotike në Pejë: Këtu jeni vetë në të veten, qëndroni dhe mbijetoni

Peja

Patriarku serb me ligjëratë politike e patriotike në Pejë: Këtu jeni vetë në të veten, qëndroni dhe mbijetoni

Nga: F.B Më: 13 prill 2019 Në ora: 21:31
Partriarku serb Irinej

Partriarku serb Irinej ka shërbyer sot liturgjinë e shenjtë arheretike në patriarkalen e Pejës, ndërsa më pas ka pritur besimtarët që kanë sjell dhurata në tempullin e shenjtë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ai kreu shërbesën në kuadër të qëndrimit disa ditor në Kosovë, ndërkohë që besimtarët i porositi se ata këtu janë vetë në të veten dhe këtu duhet të “qëndrojnë dhe mbijetojnë”.

"Unë jam këtu vetë në vete edhe ju jeni vetën në tuajën, qëndroni dhe mbijetoni ", ka thënë patriarku Irinej.

Patriarku Irinej po qëndron në Kosovë me rastin e festës së kërshendellave që besimtarët e sinqertë ti bind“ me fjalë dhe thirrje baritore të forcohet me lutje me shpresë se do qëndrojnë edhe mbijetojnë”.

Ai është shprehur se ka kaluar ditë të mirë me besimtarët në ditën e dhuratave të shenjta,m ndërsa kënaqësia më e madhe se mes tyre kishte fëmijë.

Irinej priti nxënësit e shkollave të mesme nga Graçanica, Prilluzha, Gushterica etj me të cilët bisedoi për rëndësinë e arsimit “ duke ftuar që të jenë të gatshëm të marrin timonin që të udhëheqin popullin serb në Kosovë”, thuhet në kumtesë.

Patriarku Irinej së bashku me episkopin Teodosije dhe igumenët ka shëtitur në rrugët e Pejës, vizitoi Kishën “Sveti Jovan” në atë qytet, ku është shkatërruar në ndjekjen serbë prej shqiptarëve para 8 viteve dhe tash është përtëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat