Kërkohet paraburgim për tre personave që shkaktuan lëndime të rënda trupore

Peja

Kërkohet paraburgim për tre personave që shkaktuan lëndime të rënda trupore

Më: 28 prill 2019 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës, ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre personave , me dyshimin se të njëjtit kishin për të kryer veprën penale Lëndim i rëndë trupor.

Prokuroria Themelore e Pejës nëpërmjet një komunikate thotë se ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj tre të pandehurve, A.N,SH.L dhe një të mituri, për shkak se të njëjtit në bashkëkryerje dyshohen se me datën 26 prill të këtij viti, i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit M.N.

I dëmtuari i këtij rasti deri më tani ka qenë i paqasshëm për organet e ndjekjes, ndërsa për kërkimin e tij, përveç njësive relevante policore në teren janë angazhuar edhe FSK-ja.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat