Ky është personi që vdiq pas aksidentit të mbrëmshëm në Pejë

Peja

Ky është personi që vdiq pas aksidentit të mbrëmshëm në Pejë

Më: 12 maj 2019 Në ora: 10:15
Kahreman Shoshi

Mbrëmë në Pejë, në rrugën “Eliot Engel” ndodhi një aksident trafiku, ku mbeti i vdekur një këmbësorë. 

Viktima sipas mediave vendore është Kahreman Shoshi nga Peja, 75 vjeçar. Viktima është identifikuar nga familjarët e tij. 

Për këtë aksident është arrestuar një person, ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Ju informojmë se me datën 11.05.2019, rreth orës 20:45, në rrugën ‘Eliot Engell’ në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.  Në këtë aksident ishin të involvuar një automjet dhe një këmbësor (viktima). Viktima e aksidentit një person mashkull, i moshës rreth 70- vjeçar, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i dyshuar F.N. i (lindur) 1998 i cili është arrestuar, me urdhër te prokurorit të shtetit dërgohet ne ndalim policor.

Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit. Hetuesit e Trafikut Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, dhe me urdhër të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat