Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Peja

Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Më: 22 maj 2019 Në ora: 18:39
Spitali Rajonal i Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:40, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri, me inicialet Gj. P, i lindur më 1965.

Siç Shërbimi Korrektues, i burgosuri rreth orës 14:50 është dërguar më urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë. 

“Gjatë vuajtjes së dënimit,  i njëjti ka qenë i vendosur në stacionarin e QK Dubravë dhe për një periudhe të gjatë kohore ishte duke u trajtuar me terapi, po vuante  nga sëmundja e kancerit, për çka ishte i shtrirë disa herë  edhe në QKUK .

Gj. P akuzohej për Veprën  Penale; Vrasje e rënd. Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat