Eskalon përleshja mes të rinjve në Pejë, theret rëndë një person

Peja

Eskalon përleshja mes të rinjve në Pejë, theret rëndë një person

Më: 23 maj 2019 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Një person është therur me thikë pak më parë në qytetin e Pejës. Policia e Kosovës ka treguar se për këtë rast janë njoftuar nga Emergjenca e spitalit.

Driton Rugova, zyrtar për informim në Policinë e Pejës ka treguar se personi i therur tashmë është dërguar në Prishtinë për tu trajtuar në QKUK. Ai ka thënë se një person është arrestuar.

“Me 23.05.2019 rreth orës 20;05 policia ka pranuar informata se ne emergjencën e spitalit në Pejë gjendet një person i therur me thikë. Policia iu është përgjigjur vendit të ngjarjes i cili ka ndodhur  në rrugën Zahir Pajaziti në Pejë, si pasoj e një përleshje mes disa te rinjve një person ka marrë plagë nga mjeti i mprehtë. Viktima pasi është dërguar në spitalin rajonal , i njëjti për shkak te gjendjes së rëndë është dërguar në QKUK në Prishtinë. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia”, ka treguar Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat