Grabovci tërhiqet nga kandidatura për kryetar të PDK-së në Pejë - Bota Sot
Grabovci tërhiqet nga kandidatura për kryetar të PDK-së në Pejë

Peja

Grabovci tërhiqet nga kandidatura për kryetar të PDK-së në Pejë

Më: 26 maj 2019 Në ora: 14:44
Adem Grabovci

Adem Grabovci është tërhequr nga kandidatura për kryetar të degës së PDK-së në Pejë.

I pyetur nga KTV-ja për këtë vendim, Grabovci ka thënë se do të jetë aty ku vlerëson se është interes i partisë dhe se ndjehet kryetar i degës.

“Unë jam një nga anëtarët e PDK-së, i kuptoj shumë mirë interesat e partisë dhe proceset që është duke kaluar vendi im. Përderisa janë kolegët e mi, unë e ndjej që jam kryetar i PDK-së në Pejë, unë do ta jap kontributin tim anë e kënd Kosovës për fuqizimin e partisë”, ka thënë ai.

Grabovci kundër kandidat kishte Sali Lajçin dhe Xhavit Halitin, i cili garën e ka quajtur betejë miqësore se sa mes kundërshtarëve politik. ”Është demokratike dëshira e zotëri Lajçit për të kandiduar, e di që edhe për Grabovcin ka pasur lajme por na jemi miq dhe udhëheqja e degës është në interes të PDK-së”, ka thënë Haliti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...