Xhavit Haliti zgjidhet kryetar i Degës së PDK-së në Pejë

Peja

Xhavit Haliti zgjidhet kryetar i Degës së PDK-së në Pejë

Më: 26 maj 2019 Në ora: 18:34
Xhavil Haliti

Kuvendi Zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë ka zgjedhur me shumicë votash Xhavil Halitin për kryetar të ri të kësaj dege, për të cilin post kandidat ishte edhe Adem Grabovci.

Zëvendës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj vlerësoi procesin, platformën dhe vizionin e liderit të PDK-së, Kadri Veseli. 

“Dekada e Re, ka prioritet mirëqenien e qytetarëve në Pejë dhe kudo në Kosovë. Si shtet i vogël ajo që mund të bëjmë është zhvillimi i ekonomisë dhe rritja e cilësisë së jetës përmes edukimit cilësor, shëndetësisë efikase dhe mjedisit të pastër. Ndërsa, këtë mandat qëllimi ynë është një qeveri e vogël dhe efikase që punon në këtë drejtim”, tha Hoxhaj. 

Po ashtu në Kuvendin Zgjedhor të Degës së PDK-së u zgjodh edhe Këshilli drejtues dhe delegatët për Konventën qendrore të zgjedhjeve, thuhet në komunikatën për media të Degës së PDK-së në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat