Gjykata e Pejës paraburgos viktimën, liron rrëmbyesin

Peja

Gjykata e Pejës paraburgos viktimën, liron rrëmbyesin

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 22:13
Gjykata e Pejës

Gjykata Themelore e Pejës ka vendosur që ta mbajë në paraburgim për një muaj ‘viktimën’ dhe t’i lirojë dy vëllezërit që dyshohet se të nervozuar e kishin rrëmbyer ‘viktimën’ dhe e kishin lënë të lidhur në stallë.

E gjithë ngjarja kishte filluar në vitin 2018 në Staradan të Komunës së Istogut. Gani Bajgora kishte filluar proceset gjyqësor si viktimë. Ai dyshohej se ishte rrëmbyer nga  vëllezërit Abedin e Gazmend Mavraj dhe se e kishin lidhur për stalle.

Gani Bajgora që fillimisht ishte paraqitur si viktimë në gjykatë, me anë fakteve të rreme dyshohet se kishte mashtruar Abedinin. I kishte thënë se e dinte se ku gjendeshin lopa dhe vetura të cilat Abedinit ia kishte vjedhur dikush më parë.

Dy vëllezërit Mavraj i kishin dhënë shumën prej 6 mijë eurove Gani Bajgorës, me të vetmin qëllim që t’i jepte informacionet e sakta se ku gjendeshin lopa dhe vetura e vjedhur.

E gjithë kjo dyshohet se kishte qenë vetëm mashtrim nga Bajgora.

Të nervozuar, vëllezërit Abedin e Gazmend Mavraj rreth orës 2 pas mesnate e kishin rrëmbyer Gani Bajgorën që gjendej vetëm në të brendshme.

Nën kërcënimin e shtytjen për t’i nxjerrë paratë e marra, vëllezërit nga Istogu e kanë mbajtur të lidhur personin e dyshuar për mashtrim në një stallë të bagëtive.

Pas një informacioni që kishte, Policia të mërkurën rreth orës 15:30 e kishte gjetur në stallë të lidhur Gani Bajgorën.

Por gjatë ditës së djeshme Gjykata në Pejë vendosi që viktimën ta lë në paraburgim për 30 ditë. Ndërsa dy vëllezërit që ishin mashtruar, por që kishin rrëmbyer Bajgorën janë lënë të lirë.

Ata janë të obliguar vetëm që të lajmërohen gjatë 30 ditëve në stacionin e Policisë së Kosovës në Istog.

Mavraj kishte thënë në Gjykatë se kishte lajmëruar Policinë e Kosovës për Ganiun, por që sipas tij Policia ishte ankuar se nuk po mundet ta zë Ganiun. Dyshohet se Ganiu ka edhe 8 raste të tjera të hapura për mashtrime në Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat