Policia kap hajnin 26 vjeçar që tmerronte Pejën

Peja

Policia kap hajnin 26 vjeçar që tmerronte Pejën

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 14:17
Ilustrim

Policia e Kosovës, hetimet rajonale pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore,  kanë arritur të identifikojnë hajnin 26 vjeçar, i përsfshirë në disa grabitje.

Bëhet fjalë për : V. B i lindur më 1993 .                       

“I dyshuari i lartcekur dyshohet se ka kryer disa grabitje gjatë vitit 2018 dhe 2019, në rajonin e Pejës dhe i njëjti deri më tani ka qenë në arrati.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, kanë kryer kontroll-bastisje dhe është arritur arrestimin i personit të dyshuar”, tha policia, transmeton Gazeta Express.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari pas intervistimit nga ana e hetueseve rajonalë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, dërgohet në mbajtje për 48- orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat