Studentët e Universitetit të Pejës kundër ekspertëve rumunë

Peja

Studentët e Universitetit të Pejës kundër ekspertëve rumunë

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 11:07
Universitetit i Pejës "Haxhi Zeka"

Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës sot do të protestojnë kundër rekomandimit te eksperteve të jashtëm për mos akreditimin institucional të këtij universiteti.

“Vlerësimi i të ashtuquajturve ekspertë të jashtëm qe për koincidence rezultojnë të jenë rumunë, shtetas të shtetit i cili nuk e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet dhe janë kundër çdo arritje të vendit tonë, është i papranueshëm dhe si i tillë do të kundërshtohet ashpër nga studentët e Universitetit ‘Haxhi Zeka’”, thuhet në reagimin e Parlamentit Studentor.

Ata thonë se besojnë fuqishëm në punën e menaxhmentit të Universitet të Pejës, duke përfshirë stafin akademik dhe administrativ dhe kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë qe një vlerësim i tillë të marrë formë të vendimit të prerë.

“I bëjmë thirrje Qeverisë se Republikës se Kosovës, përkatësisht MASHT-it, që të marrë masat e nevojshme qe të kundërshtohet ky vlerësim, para se të marrë formën e prerë”, vijon reagimi.

Parlamenti Studentor ka thënë se do të qëndrojnë afër çdo veprimi qe e inicion menaxhmenti i UHZ-së, rektori apo sekretari i përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat