‘Policia në Bashkësi’, hapen tri zyra sektoriale policore në rajonin e Pejës

Peja

‘Policia në Bashkësi’, hapen tri zyra sektoriale policore në rajonin e Pejës

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 17:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka hapur 3 zyra sektoriale në tri fshatra të Pejës në kuadër të “Strategjisë dhe Planit të Veprimit Policia ne Bashkësi 2017-2021”

Ne kuadër të implementimit te “Strategjisë dhe Planit të Veprimit Policia ne Bashkësi 2017-2021”, sot me datë 19/06/2019 ka hapur tri zyra sektoriale policore në këto vende – fshatra:

Një zyrë tek zyra e gjendjes civile në fshatin Baran komuna Pejë

Një zyrë në një pjesë të ndërtesës në mullirin ‘Haxhi Zeka’ në fshatin Leshan komuna Pejë, dhe

Një zyrë në pjesën e ambulancës së fshatit Nabergjan të komunës Pejë

Në ndërkohë një zyre sektoriale policore do te hapet edhe në fshatin Drelaj në zonë sektoriale të Rugovës.

Këto zyra janë hapur në objektet të cilat janë prona komunale të Pejës të cilat tani e tutje do të shfrytëzohen edhe nga oficerët policor të njësiteve të sektorëve nga stacioni policor Pejë.

Policia e Republikës së Kosovës si organ i krijuar për mbrojtjen e të mirave që përcakton Kushtetuta dhe Ligjet, në mesin e shumë detyrave të rëndësishme është edhe mbrojtja e sigurisë së përgjithshme, mbrojtja e rendit kushtetues, siguria e qytetarëve, pasuria publike dhe private, parandalimi dhe zbulimi i akteve të rënda kriminale, më të vetmin qëllim që misioni ynë të jetë i suksesshëm në shërbim të qytetarëve.

Në këto vende dhe gjetiu Policia do të jetë më afër qytetareve dhe besojmë se hapja e këtyre zyrave do te rrisë bashkëpunimin me komunitetin në përgjithësi dhe qytetarët do të kanë mundësi më të mirë të bashkëpunimit me PK, që së bashku t’i ruajmë dhe garantojmë vlerat në të gjitha pjesët e vendit.

Në ceremoninë e hapjes së këtyre zyrave ishin pjesëmarrës komandanti dhe zv.komandanti i Stacionit Policor në Pejë, dhe kryetari i komunës së Pejës me bashkëpunëtor.

Qellmi dhe rëndësia e hapjes se këtyre zyrave dëshmon përkushtimin e policisë në parandalimin dhe luftimin e te gjitha formave te kriminalitetit si dhe punës në partneritet me komunitetit

Policia në Pejë e falënderon komunën në Pejë për përkrahjen në hapjen e këtyre zyrave sektoriale policore në ketë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat