Muhaxheri e Rugova rizgjidhen kryetarë të degëve të LDK-së në Pejë e Istog

Peja

Muhaxheri e Rugova rizgjidhen kryetarë të degëve të LDK-së në Pejë e Istog

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 14:43
LDK

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë ka mbajtur sot kuvendin e saj zgjedhor ku me vota unanime është rizgjedhur për kryetar Gazmend Muhaxheri.

Në punimet e kuvendit morën pjesë 100 nga 101 delegatët e zgjedhur, ndërsa u zgjodh edhe kryesia e re e degës dhe 30 delegatët që do të marrin pjesë në kuvendin qendror të LDK-së.

Pjesëmarrës në këtë kuvend ishte edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili i përshëndeti punimet e kuvendit me një fjalë rasti.

Kryetar për një tjetër mandat për të drejtuar një degë të kësaj partie, atë të Istogut, është zgjedhur edhe Haki Rugova.

Po ashtu, edhe në këtë kuvend mori pjesë Avdullah Hoti që përgëzoi për procesin zgjedhor, duke shtuar se dega e Istogut është simbol i LDK-së në plotë kuptimin e fjalës.

Në degët tjera, atë të Fushë Kosovës për kryetar zgjedhur Fadil Krasniqi, ndërsa LDK-në e Kamenicës do ta udhëheqë Jeton Biçkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat