Vazhdojnë akuzat në mes LDK-së dhe AAK-së kësaj herë kapen për Pejën

Peja

Vazhdojnë akuzat në mes LDK-së dhe AAK-së kësaj herë kapen për Pejën

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 15:59
Vazhdojnë akuzat në mes LDK-së dhe AAK-së kësaj herë kapen për Pejën

Kryetari i Degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha, sot gjatë një konference për media, ka shprehur shqetësimet e kësaj partie rreth keqpërdorimeve në komunën e Pejës që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së

Ai me këtë rast ka numëruar konstatimet e Auditorit, duke kërkuar që me këto dukuri urgjentisht të merret prokuroria dhe policia, pasi mos respektimi i vendimeve të prera të gjykatave nga ana e Komunës së Pejës çon drejtpërdrejt në dëmtimin e buxhetit.

“Ndër 16 të gjeturat e Auditorit ka edhe shumë vërejtje të tjera të kësaj natyre por edhe të tjera si: pasojat e pagesave përmes vendimeve gjyqësore-përmbarimore, parregullsi në menaxhimin e tatimit në pronë, raportimi i pjesshëm dhe vonesa në pagesën e faturave të papaguara e shumë vërejtje të tjera por për të përmbyllur përshkrimin e këtij raporti do të përdorim konkluzionin e vetë Auditorit: Konkluzioni i përgjithshëm mbi qeverisjen është se Ekziston një numër i dobësive të qeverisjes brenda Komunës së Pejës veçanërisht në lidhje me llogaridhënien, menaxhimin e rrezikut dhe cilësinë e raportimit menaxherial”, tha Berisha. 

Sipas tij, vetëm sjellja para ligjit e pushtetarëve mund të ndalë fenomenet tashmë të dëshmuara të atyre që dëmtojnë paranë e qytetarëve të Komunës së Pejës.

Ai më tej ka tërhequr vërejtjen edhe në disa pika me rëndësi të vëna në pah nga Auditimi.

“Montimi i kalldasë për ngrohje në kuadër të mirëmbajtjes së shkollave në vlerë prej 900€ ishte faturuar dhe paguar në dy herë. Tre pozicione në projektin për Ndërtimin e shkollës së muzikës ,,Halit Kasapolli” ishin më të larta se çmimet e kontraktuara, si rezultat janë paguar rreth 1,065 euro më shumë se që është dashur. Te projekti “Ndërtimi i shkollës së mesme të artit Odhise Paskali”, Auditori ka verifikuar në vend të ngjarjes se furnizimi shkallët metalike të kombinuara me dru nuk janë punuar, por janë paguar pa u punuar. Raporti ka konstatuar se në tri kontrata ka pasur ndryshime të sasive brenda kontratës pa aprovim si parashihet me ligj. Raporti gjithashtu ka potencuar se 22 projekte të asfaltimin janë zbatuar pa projekt ekzekutimi. Ky fenomen po sjellë deri te zbatimi i çuditshëm i traseve të rrugëve dhe te cilësia e dobët e punimeve,” tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat