Dorëheqja e Haradinajt, 250 pejan i bashkohen AAK-së - Bota Sot
Dorëheqja e Haradinajt, 250 pejan i bashkohen AAK-së

Peja

Dorëheqja e Haradinajt, 250 pejan i bashkohen AAK-së

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 22:43
Foto

Një ditë pas vendimit të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti, si pasojë e një ftese të arritur për të nga Gjykata e Specializuar në Hagë, si i dyshuar, 250 të rinjë të Pejës i janë bashkuar subjektit politikë të Haradinajt.

Ata kanë pranuar kartelat e anëtarësisë në një takim të hapur me zv/Ministrin në detyrë të Shëndetësisë Ali Berisha që është edhe Kryetar i degës së këtij subjekti në Pejë, njofton AAK.

Anëtarësimet kanë pasuar edhe me debat me çrast është vlerësuar lartë gjesti i dorëheqjes së z.Haradinaj, për ti lënë rrugë të hapur drejtësisë ndërkombëtare e e cila sipas pejanëve, ka kaluar çdo kufi në raport me rastin e Kryeministrit, meqë ai po ftohet për herë të tretë, pas dy gjykimeve ndërkombëtare nga të cilat doli i pafajshëm.

Pejanët besojnë në pastërtinë e Ramush Haradinajt dhe figurën e tij e shohin prej shpëtimtari të këtij qyteti në vitin e rëndë 1999, kur Peja tentohej të ndahej sikur Mitrovica.

“Vendim i përgjegjshëm burrëror, që veç Ramushi din ta përçoj. Kemi dhimbje personale se ju bë mjaft me drejtësinë ndërsa sa I përket postit, ai do ta rimerrë sërish, sepse burrë më të fortë nuk kemi pasur në Qeveri. Ramushi është i meqëm dhe e din se kush ja ka punuar këtu brenda por edhe atje në Beograd.” – tha Memli Basha, anëtari më i ri i AAK-së.

Ndërsa Ali Berisha në fjalën e tij ka kërkuar që Peja dhe rrafshi i dukagjinit, siç janë bastion i AAK-së, të dëshmojnë pjekuri në të gjitha proceset e ardhshme në raport me shtetndërtimin e vendit, përderisa shprehu bindjen se tashmë gjithçka është e qartë për të gjithë, edhe Europën edhe Botën, se Haradinajt i pengojnë Serbisë.

“Serbia ka problem me Haradinajt dhe është e qartë se përse, por Serbia e din se në këtë raport çdoherë del humbëse. Europa dhe Bota e dijnë se procese të tilla vijnë nga ana e agresorit për viktimën. Kosova ekziston dhe Haradinaj është Kosova.”-tha mes tjerash Berisha./indeksonline/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...