Afër një mijë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë vikendit në Spitalin e Pejës

Peja

Afër një mijë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë vikendit në Spitalin e Pejës

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 09:36
Spitali i Pejës

990 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit që sapo kaluam në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

59 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Kanë qenë 15 lindje, 12 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 15 foshnje dhe prej tyre 10 foshnje ishin të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

Analiza sakaq kanë kryer 425 pacientë që në total kanë bërë 4,591 analiza. Ndërsa 6 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat