343 pacientë kërkuan trajtim shëndetësorë dje në Spitalin e Pejës

Peja

343 pacientë kërkuan trajtim shëndetësorë dje në Spitalin e Pejës

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, 343 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Sipas një njoftimi të bërë nga ky Spital, nga 343 pacientë, 21 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Analiza kanë kryer 234 pacientë që në total kanë kryer 3,276 analiza.

Gjithashtu 2 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme.

Kanë qenë 4 lindje, të gjitha lindje normale dhe kanë lindur 4 foshnje, ndërsa sa i përket gjinisë 2 foshnje janë të gjinisë femërore dhe 2 të gjinisë mashkullore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat