Nga shtatori, policia në Pejë me plan të madh operativ për lirimin e trotuareve

Peja

Nga shtatori, policia në Pejë me plan të madh operativ për lirimin e trotuareve

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 13:57
Foto

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi ndërmerr aktivitete në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor.

Policia e Kosovës thotë se në vazhdimësi ka marrë masa shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit veprave në trafikun rrugor në mbarë zonën e sigurisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë Kosovës në Pejë.

“Edhe përkundër masave të ndërmarra në vazhdimësi me plane dhe detyra konkrete gjatë sezonit veror, referuar situatës së krijuar dhe humbjes së jetëve të njerëzve në trafik, Policia ka marrë masa shtesë me njësite policore të cilat enkas do të merren me kontrollin, trajtimin dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor, kontrollimin e të gjitha hapësirave të trotuareve në të gjitha qytetet e këtij rajoni”, thuhet në një komunikatë për media të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Sipas Policisë, plani veprues dhe parandalues i këtij operacioni që do të fillojë nga data 2 Shtator 2019 dhe parasheh përfshirjen, koordinimin dhe bashkërendimin e njësiteve të ndryshme në terren, aplikimin e metodave të ndryshme të avancuara nga njësitet policore, për arritjen e parandalimit të parkimeve ilegale nëpër trotuare dhe pastrimin e trotuarve nga parkimet ilegale dhe uzurpimet nga shitësit ambulate.

“Më 2 Shtator 2019 është dita e parë e shkollës dhe fëmijët tone duhet të jenë të lire në lëvizje nëpër trotuare, e jo që ata dhe këmbësorët tjerë të lëvizin nëpër rrugë, të rrezikohen me jetë, e trotuaret të okupohen nga veturat dhe shitësit ambulat të gjësendeve të ndryshme. Për këtë arsye bashkërendimi i veprimeve do të bëhet edhe me Inspektorët Komunal”, thotë policia.

Komuna e Pejës, konkretisht Drejtori i Drejtorisë për Punë Inspektuese, duke u bazuar në Rregulloren për Gjoba dhe Ngarkesa Komunale, Ligjin mbi Tregtinë e Brendshme, Ligjin për Kundërvajtje dhe Ligjin mbi Mbrojtjen e Konsumatorit, me qëllim të parandalimit të tregtisë jolojale, lirimit të hapsirave publike dhe qarkullimit të lire të qytetarëve, tashme ka njoftuar të gjitha subjektet afariste që bëjnë shitjen e mallit jashtë objekteve afariste, që tregtojnë nëpër hapsira publike, objekte montuese, tezga improvizuese dhe shitjen me kamioneta nëpër trotuare se deri më datën 29.08.2019 janë të obliguar t’i lirojnë përfundimishtë ato hapsira.

Dislokimi me vetiniciativë dhe respektimi i këtij njoftimi do të evitonte edhe ndërmarrjen e masës së fundit mbi ndalimin, konfiskimin dhe asgjësimin e mallit dhe sanksionet tjera të përcaktuara me ligj.

Policia do të asistojë me kërkesë të komunës për të gjitha rastet sipas kërkesës.

Konform përgjegjësisë që ka, Policia e Kosovës ka udhëzuar të gjitha njësitet në teren (varësisht punëve që bëjnë) që nga data 12.08.2019 të fillojnë tërheqjen e vërejtjes për personat që i bllokojnë trotuaret apo pronat publike, me gjësende (pemë, perime, tavolina, karrige), që duhet t’i largojnë nga ajo pjesë e dedikuar për qarkullim apo për aktivitete tjera, sepse nga data 02.09.2019 policia do të fillojë së zbatuari Ligjit Nr. 05/L-088, gjegjësisht neni 35 “Mbrojtja e rrugës publike”.

“Për të rritur sigurinë në trafik, për të sanksionuar shkelësit e rregullave në trafik, do të vazhdojë aplikimi i masës ZERO tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacionin rrugor”.

Nga data 2 Shtator 2019, me qëllim që të arrihen rezultatet sa më  pozitive në uljen e aksidenteve në trafik dhe ndëshkimin e shkelësve te këtyre rregullave,  Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë do të ndërmerr veprime policore të nevojshme me të gjitha njësitet në mbarë zonën , në komunat, Pejë, Deçan, Junik, Klinë dhe Istog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat