Aktakuzë për uzurpim të pronës publike

Peja

Aktakuzë për uzurpim të pronës publike

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 16:02
Prokuroria Themelore e Pejës

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale uzurpimi i paligjshëm i pronës se paluajtshme, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri, akuzohet se më parë e gjer më datën 13 gusht të këtij vitit, në mënyrë të kundërligjshme, uzurpon pronën e paluajtshme të Komunës se Pejës dhe ekonomisë pyjore, pa asnjë bazë ligjore, prona të cilat i pandehuri i kishte shfrytëzuar për parking derisa largohet forcërisht nga organet  kompetente. 

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat