Plagosja me armë zjarri në Pejë: Ky është identiteti i viktimës dhe i të dyshuarit - Bota Sot
Plagosja me armë zjarri në Pejë: Ky është identiteti i viktimës dhe i të dyshuarit

Peja

Plagosja me armë zjarri në Pejë: Ky është identiteti i viktimës dhe i të dyshuarit

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 15:13
Foto

Para pak minutash në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasojë e kësaj një person është plagosur. Media mëson se personi i cili po kërkohet si i dyshuar nga policia e që e besohet se  e ka kryer plagosjen është Azem Uka, i njohur në Pejë si ‘Azem Sakica’. Ndërkohë viktima është Kushtrim Krasniqi.

Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spitalin e Pejës

E lajmin për plagosjen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:43 policia ka pranuar informatën së në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, një person është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. I dyshuari është i njohur për policinë, është në arrati, policia është duke punuar për kapjen e tij”, ka thënë Rugova.

E ndërkohë i dyshuari për plagosjen ka ikur nga vendi i ngjajres. Policia e Pejës në këto momente po kryen bastisje rreth këtihn lokacioni në disa lagje të Pejës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...