Momenti i gjuatjes me armë në Pejë – me revole në duar dhe duke u ndjekur

Peja

Momenti i gjuatjes me armë në Pejë – me revole në duar dhe duke u ndjekur

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 10:15
Pamje nga gjuajtja me armë në Pejë

Është publikuar momenti i të shtënave me armë zjarri gjatë ditës së djeshme në Pejë. Aty shihet se persona duke vrapuar gjuajnë me armë zjarri.

Në video shihet se personat ndiqen, ndërsa shihen edhe me revole.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Azem Uka i njohur në Pejë si “Azem Sakica” është personi që kishte trazuar qytetin e Pejës. I plagosur kishte mbetur Kushtrim Krasniqi.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se tre persona janë arrestuar pas plagosjes së një personi në Pejë.

“Rreth orës 12:43 të ditës së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë ku për pasojë mbeti i plagosur një person. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat