Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës - Bota Sot
Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Peja

Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 11:00
Foto ilustruese

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 03:15, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet Z. Ll , i lindur më 1942.

“I burgosuri, rreth orës 23:35 me rekomandim të mjekut të Qendrës Korrektuese në Dubravë është dërguar me urgjencë  në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë”, ka njoftuar ShKK.

 Z. Ll, po vuante nga sëmundje të zemrës dhe mushkërive.  Ai ishte i dënuar për vrasje.    

Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...