Vdes një 68-vjeçar në Pejë, u gjet i shtrirë afër një qendre të votimit

Peja

Vdes një 68-vjeçar në Pejë, u gjet i shtrirë afër një qendre të votimit

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Një person është gjetur i shtrirë jashtë qendrës së votimit në shkollën Fillore ‘Xhamil Kada’, të Pejës.

Ai është dërguar në spital nga ekipet emergjente mirëpo nuk ka arritur që të mbijetojë.

Lajmin për vdekjen e këtij personi, e ka konfirmuar drejtori i spitalit, Skender Dreshaj.

“Një person para pak minutave është sjellë në Spitalin e Pejës pa shenja jete”, ka thënë drejtori i spitalit të Pejës.

Përkundër insistimit të mjekëve, fatkeqësisht personi në fjalë, rreth 68-vjeçar nuk ka arritur që të mbijetojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat