Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen dhe arrestimin e Tim Kajtazit, i cili dyshohet se i ka kryer disa vepra penale. Policia e ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshyar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
Tim Kajtazi dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, posedim i narkotikëve dhe substancave psikotrope ose analoge, dhunë në familje si dhe shmangie nga pagest e trafiave të detyrueshme doganore.
I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për
vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.