Rastin në Pejë, detaje nga vetëvrasja e 38 vjeçarit!

Peja

Rastin në Pejë, detaje nga vetëvrasja e 38 vjeçarit!

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Në mëngjesin e sotëm Policia në rajonin e Pejës e kanë gjetur një person të vdekur tek “Ura e Gurit”.

Viktima është D.S i moshës 38 vjeçare ka kryer vetëvrasje.

Ende nuk dihen arsyet që kanë shpie deri tek vetëvrasja.

Për mediat vendore rastin e ka konfirmuar edhe zëdhenësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova.  

“Rreth orës 10:15, Policia e ka marrë një njoftim se një trup gjendet i shtrirë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. Policia dhe ekipet emergjente kanë dal në vendin e ngjarjes. Ekipet mjekësore e kanë vërtetuar se personi i shtrirë është i vdekur. Ekipet në vendin e ngjarjes e  kanë vërtetuar se viktima është mashkull dhe rreth moshës 30 vjeçare. Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes. Ndërkohë ne po vazhdojmë me hetimet.” , u shprehë ai./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat